LAJMI I FUNDIT:

Sheqerinska deklaratën e Karakaçanovit e çuan “Ballkanase”

Sheqerinska deklaratën e Karakaçanovit e çuan “Ballkanase”

Ministrja e mbrojtjes Radmila Sheqerinska si “vetëm ballkanase” e ka vlerësuar deklaratën e kolegut të saj bullgar se donacioni eventual i vaksinave për Maqedoninë e Veriut do të jetë i dedikuar vetëm për shtetasit bullgarë. “Nëse dikush me çështje si vaksinat dhe shëndeti dëshiron të grumbullojë pikë politike, atëherë kjo flet më shumë për të”, theksoi Sheqerinska. Çështja nëse edhe Bullgaria përveç Greqisë do ta mbulojë qiellin e Maqedonisë së Veriut, si aleate në NATO për momentin mbetet e hapur, shton ministrja e mbrojtjes për “TV Klan Maqedoni”.

Donacioni i vaksinave në Maqedoninë e Veriut vetëm për “bashkëkombasit” bullgarë, siç përcillet deklarata nga Sofja e ministrit të atjeshëm të mbrojtjes, Krasimir Karakaçanov, sipas Radmila Sheqerinskës është deklaratë nga e cila do të turpërohej edhe kryeministri i tij dhe e cila nuk është as aleate, as miqësore.


Vërtetë është deklaratë që është vetëm ballkanase, por në kuptim negativ. Ajo që po bëhet e qartë është se shumë njerëz dëshirojnë vetëm të grumbullojnë pikë politike, që nuk do të thonë asgjë. Ka pasur njerëz në Bullgari që kanë grumbulluar edhe para, siç e kemi vërejtur nga pasaportat bullgare në Maqedoninë e Veriut, por për në këtë rast do të flasim për grumbullimin e pikëve politike, që e kemi parë edhe në të kaluarën dhe që zakonisht nuk përfundon mirë. Por, në qoftë se me çështjen e vaksinave dhe të shëndetit dikush përpiqet të grumbullojë pikë të këtilla kjo më shumë flet për të, se sa për të gjithë të tjerët.”

Ministri bullgar i mbrojtjes, Krasimir Karakaçanov në një intervistë për televizionin shtetëror deklaroi se në vend ka rreth 120 mijë “qytetarë bullgarë, të cilëve duhet t’u ndihmohet me vaksina”./Klan/

Karakçanov: Donacioni i vaksinave nuk është për fqinjët, por për bashkatdhetarët tanë
Lexo po ashtu Karakçanov: Donacioni i vaksinave nuk është për fqinjët, por për bashkatdhetarët tanë

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Kronikë e Zezë
Kalo në kategori