LAJMI I FUNDIT:

Shënoi tetë gola gjatë lojës së hokejit, presidenti rus u rrëzua derisa përshëndeste publikun (Video)

Shënoi tetë gola gjatë lojës së hokejit, presidenti rus u rrëzua derisa përshëndeste publikun (Video)

Presidenti rus Vladimir Putin, ishte pjesë e një loje hokeji bashkë me shumë yje të njohur, ku arriti të shënonte tetë gola, mirëpo nuk ka pasur një përfundim të duhur.

Derisa po e përshëndeste publikun, që ishin mbledhur në atë stadium në Sochi të Rusisë, kaloi nëpër pjesën e shtruar me tepih dhe u rrëzua, transmeton Telegrafi.


Ky nuk ishte moment aspak i këndshëm për presidentin, që arriti të fitonte me ekipin e tij, ku kishte shumë hekejistë të njohur, që e favorizonin atë në lojë.

Megjithatë, u ngrit me shpejtësi dhe i pa lënduar, vetëm se shumë i turpëruar, për shkak se dihet që është tip shumë krenar dhe dëshiron të jetë në qendër të vëmendjes. /Telegrafi/