LAJMI I FUNDIT:

Shënohet Dita për personat e shurdhër

Shënohet Dita për personat e shurdhër

Zyra për Qeverisje të Mirë në bashkëpunim me Shoqatën Kosovare të Personave të Shurdhër do të organizojë sot konferencë e cila mbahet me rastin e shënimit të Ditës dhe Javës Ndërkombëtare për Personat e Shurdhër në Republikën e Kosovës.

Sipas njoftimit të Qeverisë, Republika e Kosovës këtë vit ka jetësuar me sukses të drejtën e qytetarëve të shurdhër për të marrë shërbime në gjuhën e shenjave sipas nevojave të tyre në të gjitha institucionet publike në vend.


“Si rrjedhojë në këtë konferencë do të diskutohet mbi progresin në këtë proces, si dhe sfidat e tjera që kanë personat e shurdhër dhe në përgjithësi personat me aftësi të kufizuar në realizimin e të drejtave të tyre. Për më tepër kjo ditë promovon synimin dhe angazhimin e Qeverisë që Personat me Aftësi të Kufizuara dhe veçanërisht në këtë rast Personat e Shurdhër të trajtohen me dinjitet dhe të mos mbesin të margjinalizuar por të jenë pjesë e barabartë dhe  aktive e  shoqërisë tonë”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Në këtë konferencë e cila do të mbahet në ndërtesën e Qeverisë, duke filluar nga ora 13:30, do të flasin kryeministri Ramush Haradinaj, ambasadorja e Finlandës në Kosovë, Anne Huhtamaki, Bujar Kadriu, kryetar i Forumit Kosovarë të Aftësisë së Kufizuar.

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori