LAJMI I FUNDIT:

Shënohet Dita e Tokës, Komuna e Vushtrrisë largon një deponi ilegale

Shënohet Dita e Tokës, Komuna e Vushtrrisë largon një deponi ilegale

Në fshatin Samadrexhë të Vushtrrisë është larguar një deponi ilegale. Kështu kjo komunë ka shënuar Ditën Botërore të Tokës, duke ftuar qytetarët që të mbrojnë atë.

Kryetari i kësaj komune, Xhafer Tahiri ka thënë se para tri vitesh kanë qenë 100 deponi ilegale, ndërkohë që tash kanë mbetur pesë.


“Në fshatin Samadrexhë po largojmë një deponi ilegale të mbeturinave. Një pjesë e madhe e fshatit është pastruar në mënyrë vullnetare të organizuar edhe nga BIK edhe nga Uniteti. Dhe sot jemi duke larguar këtë deponi këtu dhe shpresojmë që edhe qytetarët nuk do të vendosin mbeturina këtu edhe për faktin se kemi shtrirë shërbimet e mbledhjes së mbeturinave. Kamioni çdo javë merr mbeturinat tek qytetarët. Dua të them që në tri vitet e fundit në Vushtrri kemi larguar shumë deponi. Nga 100 deponi sa kishim në Vushtrri, tani kemi vetëm 5 deponi ilegale. Kishim tetë në fillim të vitit, tri u larguan…”, tha Tahiri.

Ai u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos hedhin mbeturina, meqë të njëjtit do të dënohen.

“Mos të hedhin mbeturina në vende të hapura, sepse është edhe e ndëshkueshme me ligj. Përmes Inspeksionit Komunal sigurisht që nuk do të hezitojmë të shqiptojmë gjoba ndaj gjithë atyre që do të hedhin mbeturina dhe të krijojnë deponi ilegale”, shtoi ai.

Në shënimin e Ditës së Tokës nëpër komuna po organizohen disa aktivitete, me qëllim të vetëdijësimit për mbrojtjen e natyrës. /KP/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Lajme
Britania e Madhe reagon për protestën para Bashkisë së Tiranës: Molotovi nuk ka vend në demokraci

Britania e Madhe reagon për protestën para Bashkisë së Tiranës: Molotovi nuk ka vend në demokraci

Lajme
11-vjet nga marrëveshja e nënshkruar nga Thaçi dhe Daçiq, deklarohet Stano: Themelimi i Asociacionit, ndër çështjet më urgjente

11-vjet nga marrëveshja e nënshkruar nga Thaçi dhe Daçiq, deklarohet Stano: Themelimi i Asociacionit, ndër çështjet më urgjente

Lajme
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
SHBA-ja synon ta

SHBA-ja synon ta "fortifikojë" Ballkanin Perëndimor

Lajme
Haradinaj kritikon ashpër Kurtin: Autostrada e Dukagjinit do të ndërtohet herëdokur

Haradinaj kritikon ashpër Kurtin: Autostrada e Dukagjinit do të ndërtohet herëdokur

Politikë
Kalo në kategori