LAJMI I FUNDIT:

Shënohet 15 vjetori i vdekjes së Boris Trajkovskit

Shënohet 15 vjetori i vdekjes së Boris Trajkovskit

Sot do të shënohen 15 vjet nga vdekja e ish-presidentit të Maqedonisë Boris Trajkovski, i cili ndërroi jetë nga një aksident me aeroplan në afërsi të Mostarit.

Në varrin e tij në Butel të Shkupit lule do të vendosin familjarë të Trajkovskit, disa delegacione dhe qytetarë të vendit, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Në shënimin e përvjetorit të vdekjes së ish-presidentit do të merr pjesë edhe delegacioni qeveritar i udhëhequr nga zv.kryeministri Koço Angjushev, ndërsa në përbërje do të jenë edhe Zorica Apostollska dhe Stevo Pendarovski.

Në aksidentin e aeroplanit që ndodhi më 26 shkurt të vitit 2004 ndërruan jetë Boris Trajkovski dhe tetë anëtarë të delegacionit që udhëtonin për konferencë ndërkombëtare në Mostar./Telegrafi/