Shenjat të cilat tregojnë se fëmija juaj është i varur nga pajisjet elektronike
Në këtë epokë të teknologjisë, nuk është e pazakonshme kur i shohim fëmijët e vegjël duke luajtur me tablet apo telefona të mençur
Dhe pavarësisht se shumë ekspertë dhe shkencëtarë thonë se është i dëmshëm përdorimi i pajisjeve teknologjike nga fëmijët e moshës së vogël, qindra aplikacione të cilat janë në dispozicion për t’u shkarkuar dëshmojnë se shumë prindër – dhe zhvillues aplikacionesh – nuk u kushtojnë vëmendje këtyre paralajmërimeve.
Si opsion i shpejtë dhe i lehtë i argëtimit, bile disa prej aplikacioneve edhe janë të afta t’ua mësojnë aftësitë motorike dhe koordinimin e syve me duart, është e kuptueshme se shumë prindër i pranojnë dhe mbështeten nga këto aplikacione për fëmijët e tyre.
Por ky ekspozim i fëmijëve ndaj ekraneve, duke përfshirë video-lojërat, emisionet televizive, kompjuterët, etj., mund të jetë përgjegjës për trendin e ri të varësisë që është në rritje – varësinë nga ekranet!
Përderisa shumë prindër e kanë konsideruar këtë mundësi në të kaluarën duke bërë pyetje të llojit, “sa orë guxojnë fëmijët t’i kalojnë para ekraneve” – duket se ata kanë qenë duke bërë pyetje të gabuara, transmeton Telegrafi.
Sipas hulumtimeve të reja, mënyra se si fëmijët i përdorin pajisjet, e jo sa shumë kohë shpenzojnë në to, është parashikuesi më i fortë i problemeve sociale apo emocionale që ndërlidhen me varësinë e ekranit.
Siç duket, nuk ka rëndësi nëse fëmija juaj e shpenzon një orë apo pesë orë pranë ekraneve – edhe pse normalisht nuk rekomandohet pesë orë.
Por studimi demonstron se ka më shumë rëndësi mënyra se si fëmijët i përdorin pajisjet, e jo se sa gjatë i përdorin.
Më e rëndësishmja është të kuptoni se varësia nga ekranet shkakton probleme në aspekte të ndryshme të jetës, dhe shpejt mund të shndërrohet në aktivitet që ua konsumon tërë kohën fëmijëve.
Por, si ta dini saktësisht nëse fëmija është i varur nga ekranet? Keni parasysh këto shenja:
– Nëse koha pranë ekraneve u pengon atyre me aktivitetet ditore
– Nëse përdorimi i pajisjeve elektronike shkakton konflikte për fëmijën apo në familje
– Dhe nëse një pajisje elektronike është i vetmi aktivitet që i sjell gëzim fëmijës.
Nëse fëmija juaj e shfaq ndonjërën nga këto shenja, atëherë është koha të ndërmerrni masa, sepse varësia ndaj ekraneve është e ndërlidhur me probleme të ndryshme.
Lajmi i mirë është se përderisa fëmija juaj nuk e shfaq ndonjërën nga këto shenja, atëherë është në rregull ta lini atë të kënaqet me lojëra të ndryshme për disa orë. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëIvanka Trump sinonim i elegancës në Ditën e Inagurimit, por çfarë sekreti fsheh veshja e saj?
Pse duhet të vendosni sodë buke poshtë syve?
Ti je e dashura numër 2
Kate Middleton ka një model të ri flokësh për të cilin femrat janë mahnitur: Tani e dimë si e bën
Cameron Diaz rikthen trendin klasik të thonjve: Disa ide për t'i çuar në një tjetër nivel
Sa dhëmbë duhet të ketë fëmija një vjeç?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!