eksperti ad

Ekspertët e lidhjeve, Beatty Cohan dhe Patty Blue Hayes prezantojnë disa shenja të pagabueshme që tregojnë se partneri juaj është një manipulator i ndjenjave:

- Ai shpesh i ‘zvogëlon’ ndjenjat tuaja dhe ju ben te ndiheni sikur jeni duke e ekzagjeruar.
- Partneri juaj ju poshtëron ose ju vë në pozicion të vështirë përballë familjes dhe miqve tuaj.
- Ju fajëson për sjelljen e tij të keqe.
- Nuk pranon të japë shpjegime për veten dhe shpesh pretendon se 'ju nuk do ta kuptoni'.
- Partneri juaj gjithmonë ju ‘parakalon’. Nëse keni pasur një ditë e keqe në punë, dita e tyre ishte akoma edhe më keq.
- Ai do të ndryshojë në mënyrë të vakët sjelljen e tij kur ju të jeni gati për ta lënë.


Çfarë të bëni nëse vini re këto shenja tek ai:

- Kini besim tek vetja juaj dhe rrisni nivelin e vetëbesimit.
- Rrini të qeta dhe imagjinojeni veten në një flluskë mbrojtëse. Kur e takoni imagjinoni sikur ky është takimi juaj i parë dhe ju nuk keni një histori bashkë. Do të filloni t’i shihni gjërat ndryshe.
- Tentoni të përmirësoni aftësitë tuaja të komunikimit në çift.