LAJMI I FUNDIT:

Shenjat se ajo po ju bën ftesë

Shenjat se ajo po ju bën ftesë
(Foto: Pexels)

Ndonjëherë femrat janë shumë të ndërlikuara, prandaj ka një grumbull librash të shkruara për t’i ndihmuar ato dhe meshkujt që ta kuptojnë më mirë njëri-tjetrin.

Megjithatë, një gjë duhet pasur parasysh, kur një femër thotë ‘JO’, kjo vërtetë do të thotë ‘JO’. Nuk duhet të jeni agresiv, veçanërisht nëse ajo e bën të qartë se nuk e dëshiron.


Ka edhe situata kur një burrë nuk njeh një situatë në të cilën një grua tregon se është e interesuar të bëjë seks me të. Gjuha e saj e trupit mund të zbulojë se cilat janë dëshirat e saj në të vërtetë.

Ditët kur femrat janë më të disponuara për marrëdhënie intime
Lexo po ashtu Ditët kur femrat janë më të disponuara për marrëdhënie intime

Merr frymë më thellë

Nëse një femër është e emocionuar dhe e etur për marrëdhënie intime, frymëmarrja e saj bëhet më e thellë. Është e vështirë të inskenohet, ndaj nëse e vëreni këtë sjellje, dijeni se ajo dëshiron të shkojë një hap më tej me ju. Pastaj filloni të vëzhgoni terrenin, përpiquni ta bëni atë të flasë për atë temë, edhe nëse është vetëm pak.

Tund ijët

Nëse vëreni se e shoqëruesja juaj po lëkundët ijët kur ecën, me siguri po ju fton të merrni iniciativën dhe të kaloni kohë me të, duke shkëmbyer dashuri.

Ju prek

Nëse e keni vëmendjen diku tjetër dhe ajo vjen pranë jush duke ju prekur butësisht krahun ose këmbën. Në fakt, dëshiron ta ketë vëmendje, por ajo e bën atë në një mënyrë subtile.

Fillon një bisedë

Dihet që edhe biseda mes partnerëve është një afrodiziak i mirë. Nëse keni zgjidhur ndonjë një problem ose keni siguruar ndonjë marrëveshje, kjo mund të je një prelud i intimitetit. /Telegrafi/