LAJMI I FUNDIT:

Shenjat që tregojnë se trupin e keni të mbushur me toksina

Shenjat që tregojnë se trupin e keni të mbushur me toksina

Toksinat janë prezente në çdo vend përreth nesh – qoftë në ajrin që e marrim, në ujin që e pimë apo në ushqimin që e hamë

Edhe telefoni juaj i mençur është i mbushur me ndyrësira dhe ka mjaftueshëm baktere për t’ju sëmurë seriozisht.


Çdo ditë toksinat akumulohen në trupin tonë dhe, nëse e arrijnë një nivel të caktuar, ato mund t’ju sëmurin.

Më poshtë i keni disa prej shenjave më të zakonshme që tregojnë se e keni trupin e mbushur me toksina, transmeton Telegrafi.

Vuani nga kapsllëku

Kur hamë ushqim, pa vetëdije konsumojmë shumë kimikale që vijnë me të, siç janë konservuesit, ngjyrat artificiale dhe aromatizuesit e ndryshëm. Edhe zorrët që e kanë për detyrë tretjen duhet të ballafaqohen me këto toksina.

Ky akumulim i toksinave mund ta acarojë lukthin dhe të shkaktojë kapsllëk.

Konsumimi i ushqimit organik, kufizimi i alkoolit dhe konsumimi i sasive të mjaftueshme të ujit ju ndihmojnë ta zgjidhni problemin.

Probleme me përqendrim ose memorie

Nëse ndiheni konfuz, keni marramendje ose jeni të paaftë për t’u përqendruar pas një nate me gjumë të mirë, atëherë problemi është te toksinat.

Këto toksina shkaktojnë shumë reaksione të cilat i largojnë vitaminat dhe mineralet esenciale që i nevojiten trupit për të funksionuar.

Deodorantët nuk ndihmojnë dhe ju ende mbani erë të keqe

Keni bërë dush në mëngjes, keni aplikuar deodorant dhe prapë mbani erë të keqe? Atëherë, faji është te toksinat!

Toksinat, kur treten, prodhojnë gazra dhe aroma të cilat kur janë duke dalë nga trupi përmes poreve trupore mund t’ju japin një erë shumë të keqe. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori