LAJMI I FUNDIT:

Shenjat që tregojnë se mëlçia nuk mund ta përballojë më stilin tuaj të jetesës

Shenjat që tregojnë se mëlçia nuk mund ta përballojë më stilin tuaj të jetesës

Mëlçia është një prej organeve detoksikuese në trup dhe kryen shumë punë çdo ditë.

Prandaj, normalisht se mund të “stresohet”!


Nëse mëlçia nuk mund t’i konvertojë toksinat në mbetje të sigurta, ato “presin” në indet yndyrore për t’u larguar nga trupi posa mëlçia të fillojë prapë të funksionojë normalisht, transmeton Telegrafi.

Ekspertët i kanë treguar disa simptoma të cilat tregojnë se mëlçia është ngarkuar së tepërmi dhe tregojnë se mëlçia është duke provuar t’ju dërgojë mesazhe paralajmëruese.

Hutim

Nëse mëlçia është e ngarkuar së tepërmi, ajo nuk mund ta filtrojë gjakun siç duhet. Si rezultat, toksinat mund të arrijnë në tru. Kur kjo të ndodh, ju mund të vëreni simptomat si hutimi, ngatërresat, probleme me memorie dhe vështirësi për të marrë vendime.

Sheqeri i ulët në gjak

Mëlçia është po ashtu përgjegjëse për mirëmbajtjen e niveleve normale të sheqerit në gjak. Kur mëlçia të stresohet, ju mund të përjetoni rënie të papritur të nivelit të sheqerit në gjak.

Në kushte normale, mëlçia duhet ta përpunojë dhe prodhojë glukozën pasi të keni ngrënë ushqim. Por, nëse mëlçia nuk mund ta lirojë glukozën në sistem të gjakut, atëherë niveli i glukozës në gjak bie në mënyrë drastike. Si rezultat, niveli i ulët i sheqerit në gjak shkakton lodhje, acarim dhe paaftësi për t’u përqendruar.

Mos balancim të hormoneve

Mëlçia i rregullon edhe hormonet tona të seksit. Një mëlçi e cila nuk funksionon siç duhet mund të jetë arsyeja për një mos balancim të niveleve të testosteronit dhe estrogjenit, e që pastaj mund të shpie në probleme serioze si libido e zvogëluar, simptoma më të këqija gjatë menstruacioneve, etj.

Çrregullime imuniteti

Ata të cilët shpeshherë sëmuren nga gripi dhe infeksionet tjera virale besojnë fuqishëm se arsyeja kryesore për këtë është mungesa e vitaminës C. Por, shumë pak e dinë se mëlçia luan rol vital në ndërtimin e një sistemi të fortë të imunitetit. Kjo nënkupton se aq më e shëndetshme që është mëlçia, aq më mirë i lufton viruset dhe bakteret. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori