LAJMI I FUNDIT:

Shenjat që tregojnë se ajo është duke flirtuar

Shenjat që tregojnë se ajo është duke flirtuar

Mbajeni në mend se shumë femra janë të hapura dhe të shoqërueshme me të gjithë, kështu që nëse vëreni vetëm një nga këto shenja, nuk do të thotë se gjithsesi ajo dëshiron të lidhet me ju.

Janë pesë shenjat më të shpeshta që tregojnë se një femër është duke f1irtuar, prandaj mos e lini këtë rast t’ju ikë. Ftojeni në takimi që të gjejë diçka të përbashkët.

Ajo ju buzëqesh:
Kur një femër ka interes për ju, buzëqeshja e saj mund të marrë vëmendjen tuaj edhe nëse ndodhet larg jush në këndi n tjetër të lokalit. Femrat që duken bukur zakonisht mundohen shumë që t’i largojnë meshkujt që nuk i pëlqejnë, kështu që nëse ju buzëqesh, atëherë ajo dëshiron që ju të flisni me të.

Mban kontakt të syve me ty:
Një nga shenjat më të dukshme, kur ajo flirton me ju, është kur shikon vazhdimisht në drejtim tuajin dhe mban një kontakt të zgjatur e direkt në sy. Nëse i mban sytë nga ju derisa flet dhe pi, atëherë kjo do të thotë se ajo ‘pëlqen atë që sheh’.

Mundohet të ketë vëmendjen tënde:
Nëse ajo shikon nga ti dhe buzëqesh, edhe derisa është’ duke ecur, kjo do të thotë se ajo mundohet të të bëjë ta vëresh atë. Nëse kalon afër teje disa herë, kjo do të thotë që ajo mundohet të të bjerë në sy.

Inicion biseda me ty:
Nëse ajo të afrohet dhe fillon të flas, do të thotë se ajo dëshiron të dijë më shumë rreth teje. Ajo do të dëgjojë me shumë vëmendje dhe do ta mbajë trupin të drejtuar nga ti. Ajo do të të shtrojë pyetje dhe do të mundohet që të kuptojë nëse je në lidhje me dikë. Po ashtu do të mundohet që të bëjë pyetje në lidhje me interesat e tua, në mënyrë

Ajo do të komplimentojë:
Një femër që është duke flirtuar, do të shprehë drejtpërdrejt mendimin e saj se ti je i lezetshëm, duke të dhënë komplimente për veshjen për flokët ose diçka të ngjashme. Nëse pranoni komplimente nga ana e saj, do të thotë se ajo është vërtet e interesuar dhe dëshiron që ta thërrasësh në takim. /Telegrafi/