LAJMI I FUNDIT:

Shenjat që mbajnë shumë inat dhe zemërohen shpejt

Shenjat që mbajnë shumë inat dhe zemërohen shpejt
(Foto: Thrivin Marriages)

Për më shumë, ata janë shpesh në humor të keq dhe mund të dalin nga takti për gjëra shumë të vogla.

Reklama

Bricjapi

Bricjapët janë shumë kokëfortë, ndaj është e vështirë të keni ndikim tek ata. Kur janë në disponim të keq, askush nuk mund t’i gëzojë sado që të përpiqen. Ata janë pesimistë dhe zakonisht shqetësohen për çdo gjë të vogël. Imagjinojnë skenarët më të këqij në çdo situatë, madje edhe të padëmshme. Duke qenë se e transmetojnë negativitetin e tyre në mjedis, njerëzit i shmangin kur janë në humor të keq, gjë që ndodh mjaft shpesh.

Virgjëresha

Virgjëreshat mbianalizojnë gjithçka dhe u kushtojnë shumë vëmendje gjërave të vogla. Këta njerëz janë perfeksionistë, ndaj çmenden kur gjërat nuk shkojnë sipas planit. Më pas bëhen të mërzitur dhe të tensionuar, duke qarë dhe duke u ankuar për çdo gjë të vogël që shkoi keq. Kur janë inatosur, Virgjëreshat bëhen mjaft të mbrapshtë, kështu që prej tyre mund të prisni komente helmuese dhe goditje nën bel.

Peshqit

Këta njerëz janë të butë dhe të ndjeshëm. Është e lehtë t’i lëndosh, pas së cilës ata fillojnë të fundosen. Për shkak të ndjeshmërisë së tyre të tepruar, reagojnë keq edhe ndaj ngjarjeve dhe situatave të padëmshme, por nuk mund t’i fshehin kurrë ndjenjat e tyre. Kur diçka nuk u pëlqen, do të mbajnë inat dhe kjo është mjaft e qartë për të gjithë.

Akrepi

Kjo shenjë emocionale e merr çdo gjë personalisht dhe mërzitet për çdo marrëzi. Për shkak se nuk dinë ta shprehin zemërimin në mënyrë konstruktive, bëhen të vrenjtur dhe e urrejnë gjithë botën. Ky disponim qëndron tek ata për aq kohë sa i mban zemërimi, i cili mund të zgjasë me orë, ditë apo edhe javë. Problemi i tyre i madh është se kanë kujtesën e një elefanti dhe është e vështirë të heqin qafe emocionet negative. /Telegrafi/


Në trend Stil

Më shumë
Tri zakone të çuditshme në Afrikë që praktikohen edhe sot: Pse tezja e nuses duhet ta kalojë natën me dhëndrin?

Tri zakone të çuditshme në Afrikë që praktikohen edhe sot: Pse tezja e nuses duhet ta kalojë natën me dhëndrin?

Lifestyle
Gjeni tre krokodilë mes dragonjve: Mundohuni të jeni më të shpejtë se rekordmeni

Gjeni tre krokodilë mes dragonjve: Mundohuni të jeni më të shpejtë se rekordmeni

Stil
Këtë shtëpi romantike prej druri prej vetëm 25 metrash katrorë të gjithë do ta dëshironin

Këtë shtëpi romantike prej druri prej vetëm 25 metrash katrorë të gjithë do ta dëshironin

Shtëpi të bukura
Çfarë kuptojnë të tjerët për ju nga fotoja e profilit!

Çfarë kuptojnë të tjerët për ju nga fotoja e profilit!

Lifestyle
A e dini përse dorezat e dyerve janë prej mesingu? Ka një arsye të mirë për këtë

A e dini përse dorezat e dyerve janë prej mesingu? Ka një arsye të mirë për këtë

Këshilla dhe ide
Nuk do të shihni më miza të bezdisshme: Hiqni qafe duke përdorur vetëm një artikull ushqimor që e përdorni çdo ditë

Nuk do të shihni më miza të bezdisshme: Hiqni qafe duke përdorur vetëm një artikull ushqimor që e përdorni çdo ditë

Bëje vet
Kalo në kategori