LAJMI I FUNDIT:

Shenjat që ju ndihmojnë qysh në fillim ta vëreni partnerin e gabuar

Shenjat që ju ndihmojnë qysh në fillim ta vëreni partnerin e gabuar

Në shumicën e rasteve, janë gjërat si abuzimi, tradhtia, varësia, gënjeshtrat dhe mungesa e komunikimit normal që shkaktojnë ndarjen e një çifti.

Sidoqoftë, ndonjëherë arsyet e ndarjes nuk janë edhe aq të qarta, transmeton Telegrafi.

Një person mund të mos ketë shprehi të këqija, mund të jetë i shëndetshëm psikologjikisht dhe të ketë paraqitje të mahnitshme, por prapëseprapë lidhja mund të dëmtohet.

Ekspertët i kanë shpjeguar disa trajta të personalitetit të cilat tregojnë se nuk do të keni të ardhme të ndritur me partnerin.

Keni nivel të ndryshëm të inteligjencës emocionale

Inteligjenca emocionale është aftësia për t’i shprehur dhe për t’i perceptuar emocionet personale, për t’i kontrolluar ato dhe për t’i kuptuar ndjenjat e tjerëve.

Personi me nivel të ulët të inteligjencës emocionale e ka të vështirë t’i mbështetë lidhjet e afërta dhe të lidhet më mirë me të afërmit.

Ata gjithashtu nuk mund të ballafaqohen me situata të caktuara që shkaktojnë emocione të forta dhe nuk mund t’i kontrollojnë ndjenjat e tyre.

Partneri me nivel të ulët të inteligjencës emocionale nuk mund ta imagjinojë veten në situatën e dikujt tjetër, ta pranojë fajin për gabimet e veta apo ta kuptoj kur dikush ka nevojë për ndihmë.

Lidhja me një person të tillë nuk do të jetë komode për asnjërin prej jush.

Për ta detektuar një person me nivel të ulët të inteligjencës emocionale, keni parasysh se ky lloj i njerëzve acarohen lehtë, preferojnë të gjykojnë dhe të japin këshilla, nuk dinë të dëgjojnë, etj.

Jua cenon hapësirën personale

A përpiqet partneri i ri t’jua “pushtojë” kohën dhe të zemërohet kur jeni e zënë me planet personale?

Ky lloj lidhje shpie në abuzim psikologjik, prandaj keni kujdes.

Përpiqet t’ju ndryshojë

Thuajse të gjithë ne i kemi idetë personale se çfarë e bën një partner të përsosur, duke përfshirë mendimet dhe karakteristikat çfarë duhet t’i ketë, si duhet të duket, çfarë interesash duhet të ketë, etj.

Ndonjëherë realiteti përputhet me ëndrrat, por ndonjëherë jo.

Në të njëjtën kohë, disa njerëz nuk mund t’i ndajnë këto ide dhe karakteristikat e dëshiruara mundohen t’ua imponojnë partnereve.

Nëse partneri përpiqet t’jua rregullojë shprehitë, shijet, ju kritikon për stil të jetesës, etj., atëherë keni kujdes. /Telegrafi/

Burimi: Bright Side