Shenjat paralajmëruese të abuzimit të mundshëm seksual tek fëmijët dhe adoleshentët
Abuzimi seksual tek fëmijët është një problem serioz global. Qendrat për Kontrollin e Sëmundjeve (CDC) vlerësojnë se një në katër vajza dhe një në 13 djem, e përjetojnë abuzimin seksual deri në moshën 18 vjeçare
Abuzimi seksual është krimi më i nën-raportuar, pasi ka shumë pengesa për raportimin e abuzimit seksual, përfshirë frika, turpi, fajësimi për veten dhe mosbesimi ndaj sistemeve të drejtësisë.
Sidoqoftë, hulumtimi sugjeron që zbulimi i hershëm i abuzimit dhe mbështetja nga familja, miqtë dhe profesionistët, veçanërisht brenda vitit të parë pas abuzimit, mund të çojë në rezultate më të mira afatgjata.
Fatkeqësisht, një studim zbuloi se pothuajse gjysma e të rinjve që kanë përjetuar abuzim seksual në fëmijëri, nuk ja thanë atë askujt. Si rrjedhojë, është e domosdoshme që familja, miqtë dhe psikologët në shkolla, të jenë të vetëdijshëm për shenjat dhe simptomat e abuzimit seksual të fëmijërisë, në mënyrë që ata të mund ta ndalojnë atë, si dhe të parandalojnë abuzimin në të ardhmen, duke i dhënë fëmijës ndihmën për të cilën kanë nevojë.
Mund të ketë shenja fizike, shenja në sjellje dhe emocionale të abuzimit dhe këto shenja mund të ndryshojnë në varësi të moshës së fëmijës.
Shenjat fizike të abuzimit seksual tek fëmijët:
– Trauma në zonën gjenitale ose anusin përfshirë gjakderdhjen, mavijosjen ose acarimin
– Gjak në çarçafë ose në të brendshme
– Zhvillimi i sëmundjeve seksualisht të transmetueshme
Shenjat e sjelljes pas abuzimit seksual të fëmijërisë:
– Refuzimi i theksuar për t’u ndarë nga prindërit
– Shfaq sjellje, gjuhë dhe njohuri seksuale të ngjashme me të rriturit (duke imituar sjellje seksuale të ngjashme me të rriturit me lodra ose kafshë; vizaton/shkruan për përmbajtje të frikshme ose të seksualizuara; luan lojëra seksuale me fëmijë të tjerë)
– Rezistenca për të mos u zhveshur
– Rritja e maktheve, ëndrrave të këqija ose probleme me gjumin
– Refuzon të ndajë sekretet ose flet për të pasurit sekrete
– Papritmas ka para, lodra, karamele, dhurata të tjera pa arsye
Shenjat emocionale të abuzimit seksual tek fëmijët:
– Zhvillon frikëra të reja intensive për njerëz dhe vende të caktuara
– Ndryshimet në zakonet e të ngrënit (refuzimi për të ngrënë, probleme me gëlltitjen, ulje ose rritje e oreksit)
– Ulja e interesit për miqtë, shkollën, mjedisin
Çfarë duhet të bëni nëse dyshoni se me fëmijën tuaj po abuzohet seksualisht?
Të dyshosh se dikush po dëmton fëmijën tënd është makthi më i keq i prindërve. Nëse fëmija juaj shfaq disa nga shenjat e abuzimit, bisedoni me të. Mos nxitoni dhe mos i bëni presion, shkruan Class.
Hulumtimet sugjerojnë që nëse u bëni pyetje të qarta si, “A ju ka prekur dikush në një mënyrë që t’i nuk je ndjerë mirë?”, fëmijët kanë më shumë gjasa të zbulojnë në krahasim me etiketimin e sjelljes si një sulm seksual ose përdhunim (pasi ata nuk mund ta kenë parë në atë mënyrë).
Është e rëndësishme të dëgjoni fëmijën dhe çfarëdo që t’ju thotë, kontrollojeni veten, dhe kurrë mos i fajësoni. Vëzhgoni sjelljen e tyre joverbale dhe jepini kohë.
/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëCilat karakteristika ju bëjnë joshëse në sytë e meshkujve?
Ngërçet te bebet
Disa mënyra të shpejta dhe të lehta për të hequr qafe kafshimet e dashurisë
Çfarë është dieta Sirtfood, të cilën e përdor edhe Adele?
Java e 21-të e shtatzënisë: Bebja juaj tani peshon rreth 350 gramë, por ju mund të përjetoni shqetësime të reja shtatzënie
Java e 33-të e shtatzënisë: Po bëhet gjithnjë e më e vështirë për të gjetur një pozicion për t’u ulur dhe fjetur, ndërsa bebja juaj godet gjithnjë e më fort
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën