Shenja absurde në qytetin e Zelandës së Re: Mos e bëj

Këmbësorët në qytetin e Christchurch në Zelandën e Re janë ngatërruar nga një seri shenjash që duken zyrtare, por përmbajnë mesazhe të çuditshme dhe pa kuptim, përfshirë një prej tyre që thotë vetëm: “Mos e bëj”.
Shenjat, të vendosura në vende të ndryshme rreth qytetit, nganjëherë shfaqin edhe mesazhe si “kjo zonë është pak e banuar nga fantazmat, por e menaxhueshme”.
Këto shenja, që në një vështrim të parë duken sikur janë nga këshilli i qytetit, në fakt janë pjesë e një projekti arti nga Cameron Hunt si pjesë e Little Street Art Festival (Festivali i Artit të Rrugëve).
Ai tha se qëllimi ishte të krijonte shenja që duken zyrtare, por që mbajnë mesazhe plotësisht absurde — duke shkaktuar konfuzion, e pastaj një shpërthim gëzimi tek njerëzit që i shohin.
Ky projekt nxit njerëzit të ndalen, të qeshin dhe të mendojnë për rrethin e tyre. /Telegrafi/



















































