LAJMI I FUNDIT:

Shëngjini gati për të pritur turistët, më 3 qershor hapet zyrtarisht sezoni

Shëngjini gati për të pritur turistët, më 3 qershor hapet zyrtarisht sezoni

Shëngjini është bërë gati për sezonin turistik të këtij viti dhe hapja zyrtare e tij do të bëhet të shtunën e 3 qershorit.

Konfirmimi ka ardhur nga nënkryetari i Bashkisë Lezhës, Ermal Pacaj, sipas të cilit ka përfunduar pastrimi dhe sistemimi i rërës dhe bizneset po vijojnë me vendosjen e çadrave dhe shezlongeve.


Rritja e standardeve në pastërti dhe siguria në plazhe do të jenë prioritet e këtij sezoni turistik, thotë Pacaj.

“Bashkia e Lezhës ka javë që punon intensivisht për rregullimin dhe mbajtjen e standardeve që bregdeti i Lezhës ka ofruar në vitet e kaluara. Po punohet intensivisht me pastërtinë dhe mbajtjen e pastërtisë në gjithë zonën turistike. Po punohet me pastrimin e rërës, kanë filluar të vendosen shezlonget. Është bërë njoftimi për ndalimin e qarkullimit të mjeteve të rënda. Po punohet me sinjalistikën, rritjen e sigurisë. Sa i përket pjesës së përgatitjes në vijën bregdetare puna është shumë mirë. Sot jemi në ditët e fundit për të startuar edhe Unum Festival, i cili është edhe një lloj prove për Lezhën. Presim 25 mijë – 30 mijë turistë shqiptarë dhe të huaj”.

Krahas bregdetit, vëmendje do të ketë dhe në turizmin historik, religjioz e gastronomik thotë nënkryetari i Bashkisë Lezhë Ermal Pacaj.

“Paralelisht është futur në fokus edhe natyra tjetër e turizmit. Në qytet po mbyllim dy parqet. Pra Lezha është turistike jo vetëm në bijën bregdetare. Lezha është turistike në çdo cep. Në fshatra ku agroturizme të reja janë ndërtuar, në zona ku turizmi historik, turizmi religjioz bën që Lezha të jetë e bukur dhe presim çdo turist që të vijë në Lezhë sepse Lezha është vendi më i bukur në botë”, tha ai.

Numri i vizitorëve dhe turistëve në Lezhë ka ardhur gjithnjë në rritje gjatë viteve të fundit, por kërkohen më tepër shërbime për të shkuar drejt një turizmi elitar./tvklan.al

Në trend Lajme

Më shumë
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

Siguri
Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Lajme
Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Kalo në kategori