LAJMI I FUNDIT:

Shëndetësia nuk është prioritet i partive politike, po trajtohet vetëm sipërfaqësisht

Shëndetësia nuk është prioritet i partive politike, po trajtohet vetëm sipërfaqësisht
Foto: Arkiv

Programet e partive politike tashmë janë publikuar pak ditë para mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, ndërsa në kuadër të këtyre programeve është edhe sektori i shëndetësisë.

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës (FSShK) për Telegrafin ka dhënë një analizë të detajuar lidhur me mënyrën e trajtimit të sektorit të shëndetësisë në programet e partive politike, ku ndër të tjera thonë se premtimet e partive politike nuk dallojnë nga ato të cilat i kanë pasur edhe në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2019.


Programet e partive politike për arsim, ekspertët thonë se nuk kanë koncept të qartë
Lexo po ashtu Programet e partive politike për arsim, ekspertët thonë se nuk kanë koncept të qartë

Sipas tyre, shpalosja e programeve në formë vizuale duke përfshirë TV, rrjetet sociale është duke u bërë vetëm sipërfaqësisht gjë që dëshmon se partitë politike nuk e kanë prioritet shëndetësinë gjatë mandatit të tyre qeverisës.

E sa i përket buxhetit të paraqitura në programet e tyre, FSShK-ja bën të ditur se partitë politike kanë ofruar shifra milionëshe por pa asnjë shpjegim të qartë për mënyrën e shpërndarjes së këtyre mjeteve, ku janë destinuar dhe cilat kategori do të përfitojnë.

Siguria Kombëtare dhe programet e partive politike para zgjedhjeve të 14 shkurtit, analizë nga Besa Kabashi-Ramaj
Lexo po ashtu Siguria Kombëtare dhe programet e partive politike para zgjedhjeve të 14 shkurtit, analizë nga Besa Kabashi-Ramaj

Lexoni më poshtë analizën e bërë nga FSShK-ja për programet në sektorin e shëndetësisë të partive politike:

(Sqarim, FSShk-ja përmes shkresës së dërguar  me datë 03.02.2021 të gjitha partive politike garuese në zgjedhje të parakohshme të 14 shkurt 2021 ka kërkuar nga të njëjtat që t’i dërgojnë programet e tyre respektivisht programet qeveritare për shëndetësi por deri më sot dt 09.02.2021 nuk ka marr asnjë përgjigje nga asnjëra prej partive politike)

Në bazë të hulumtimit vetanak të cilin FSSHK e ka bërë përmes analizimit të programeve politike me theks të veçantë në shëndetësi dhe në përputhje me pyetjet të cilat i ka adresuar tek partitë politike :

Sa është e paraparë rritja e buxhetit në shëndetësi?

Si do të jetë plani juaj për menaxhimin e Pandemisë COVID-19?

Si do të përmirësohet mirëqenia e punëtorëve shëndetësor(pagat) forma dhe mënyra e saj?

Ka ardhur në këtë konkludim se:

Premtimet e Partive Politike nuk dallojnë nga premtimet të cilat i kanë pasur edhe në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2019;

Shpalosja e programeve në formë vizuale duke përfshirë TV, rrjetet sociale po bëhet vetëm sipërfaqësisht gjë që dëshmon se partitë politike nuk e kanë prioritet shëndetësinë gjatë mandatit të tyre qeverisës;

Në pyetjen e parë të shtruar nga FSSHK në lidhje me rritjen e buxhetit për shëndetësi partitë politike kanë ofruar shifra milionëshe por pa asnjë shpjegim të qartë për mënyrën e shpërndarjes së këtyre mjeteve, ku janë destinuar dhe cilat kategori do të përfitojnë.

Pyetja e dytë e shtruar nga FSSHK është menaxhimi me Pandeminë, të gjitha partitë politike pa përjashtim përmes programeve të tyre nuk po ofrojnë një plan strategjik të bazuar në të dhëna në lidhje me menaxhimin e Pandemisë COVID-19, siç janë sigurimi i vaksinës, trajtimi i pacientëve me COVID-19, qëndrueshmëria e furnizimit me oksigjen, ofrimi i terapisë COVID-19 në institucione publike, trajnimi i stafit shëndetësor, siguria dhe shëndeti i stafit shëndetësor dhe shumë indikator të tjerë.

Dhe në fund pyetja e tretë e FSSHK-së parashtruar gjitha partive politike garuese në këto zgjedhje është mirëqenia e punëtorëve shëndetësor, a do të bëhet rritja e pagave, cilën rrugë do ta ndjekin në mënyrë që rritja të jetë e justifikueshme për punëtorët shëndetësor, por edhe për këtë në bazë të prononcimeve të përfaqësuesve të partive politikë për sektorin e shëndetësisë nuk kemi ndonjë plan konkret përveç PDK-së e cila premton rritje fikse të pagave për mjekët dhe infermierët.

Nga analiza e programeve politike një segment shumë i rëndësishëm në reformën e shëndetësisë janë sigurimet shëndetësor, por edhe në këtë rast asnjëra nga këto nuk ka dhënë plan konkret për implementimin e sigurimit shëndetësor të obligueshëm, pakon bazike të shërbimeve, rimbursimin e barnave nga pakoja bazike.

Asnjë parti politike nuk ka ofruar plan konkret për edukimin e vazhdueshëm profesional siç është planifikimi, ndarja e specializimeve, koordinimi me Fakultetin e Mjekësisë për profilet shëndetësore.

Partitë politike në programet e tyre nuk kanë paraqitur Planin legjislativ për sektorin e shëndetësisë duke e ditur se problemet më të mëdha në shëndetësi janë shkaktuar nga mungesa e bazës së mirëfilltë ligjore, në rastin konkret Ligji për prokurimin publik dhe pakoja e reformës në shëndetësi ku përfshihet Ligji i Shëndetësisë, Ligji për Sigurime Shëndetësore.

Andaj si konkluzion i përgjithshëm bazuar në analizën e këtyre programeve të partive garuese në zgjedhjet e parakohshme të 14 Shkurt 2021 është se Shëndetësia nuk është sektor me prioritet e fatkeqësisht as punëtorët shëndetësor dhe mirëqenia e tyre. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Takimi i Kurtit me ndihmësekretarin amerikan, O’Brien, deklarata pas takimit dhe çështja e Asociacionit

Takimi i Kurtit me ndihmësekretarin amerikan, O’Brien, deklarata pas takimit dhe çështja e Asociacionit

Lajme
Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje:

Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje: "Unë po i jap fund jetës, amanet gruan dhe dy djemtë"

Lajme
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Politikë
Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Politikë
Kalo në kategori