Luiz Ejlli dhe Kiara Tito janë çifti i parë i krijuar në edicionin e dytë të Big Brother VIP Albania.

Çifti, që ditë më parë u ‘martuan’ në një ceremoni brenda shtëpisë, po vazhdojnë të tregojnë çdo ditë e më shumë dashurinë ndaj njëri-tjetrit.


Ata kanë nisur ditën e sotme (e martë) që njëherësh njihet edhe si ‘Dita e të Dashuruarve’ me puthje e përqafime.

326389141 1582934258817926 1772459820695462352 n Foto: Screenshot/Instagram

Në oborrin e shtëpisë banorëve iu është bërë një befasi nga ‘Vëllai i Madh’, ku shihen disa balona në formë zemre dhe një aparat për të bërë fotografi.

Dyshja pozuan së bashku, gjersa po mbanin në duar shkrime si “E dua atë” - në gjuhën angleze.

326451953 901501640977987 5107775400912489227 n Foto: Screenshot/Instagram

Ata shkëmbyen vazhdimisht puthje dhe tashmë e kanë shprehur se janë të lumtur që kanë gjetur njëri-tjetrin brenda.

Të njëjtit kanë filluar edhe të bëjnë plane për dasmë, e madje komentojnë vazhdimisht pushimet në ishujt Maldive. /Telegrafi/

326618773 1178803172771723 7257231256680475464 n Foto: Screenshot/Instagram

326466608 594009928818166 6789907275504334052 n Foto: Screenshot/Instagram

@bb.vip.2.albania

Visit TikTok to discover videos!