LAJMI I FUNDIT:

Shembet një pjesë e shkëmbit pak metra larg turistëve

Shembet një pjesë e shkëmbit pak metra larg turistëve

Një pjesë e madhe shkëmbit është shembur në det dhe atë para syve të turistëve, që po qëndronin pak metra larg.

Ellie Williams po bisedonte me qenin në Sidmouth të Devonit në Angli, kur vërejti copëza të vogla të gurëve duke rënë – ku më pas filloi sasia e madhe të bie në det, transmeton Telegrafi.


Në videon e publikuar më poshtë shfaqet momenti kur një pjesë e shkëmbit shembet dhe përfundon në ujë, e turistë të shumtë që ishin pak metra larg mbetën të habitur me atë çfarë panë.

Autoritetet lokale kanë njoftuar se askush nuk është lënduar, dhe se kjo pjesë e plazhit zakonisht nuk frekuentohet shumë gjatë orëve të para të mëngjesit. /Telegrafi/