LAJMI I FUNDIT:

Shehu: Partitë politike nuk kanë mbikëqyrës në këshillat zgjedhorë

Shehu: Partitë politike nuk kanë mbikëqyrës në këshillat zgjedhorë

Nënkryetarja e Komisionit Shtetëror Zgjedhor, Ditmire Shehu, në një intervistë për Alsat, flet për përgatitjet e fundi pranë referendumit javën e ardhshme. Ajo thotë se në mesin anëtarëve të këtij institucioni nuk ka ndikime politike. Partitë nuk do të kenë mbikëqyrës në këshillat zgjedhorë, ndërsa rezultatet e votimit pritet të publikohen më shpejtë nga rezultatet gjatë zgjedhjeve parlamentare.

“Përditësimi i Listës Zgjedhore është një proces që vazhdimisht po zhvillohet. Sa i përket listës Zgjedhore që do të përdoret në referendum, ai kaloi nëpër disa filtra. Filtri i fundit u shfaq publikisht në listë nga qytetarët. Disa herë e përmenda që Lista Zgjedhore nuk është ideale. Ne mund të hasim disa lëshime të mundshme, por ne si KSHZ, vazhdimisht po punojmë për të përmirësuar sa më shumë që të jetë e mundur. Ta bëjmë të qartë për publikun se KSHZ-ja merr të dhëna në listë nga institucione të tjera shtetërore, veçanërisht nga Ministria e Brendshme” thotë Ditmire Shehu, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Sipas saj, KSHZ-ja është institucion puna të cilit është organizimi dhe mbajtja e zgjedhjeve, në këtë rast referendumit.

“Përbërja e KSHZ-së në të vërtetë është propozuar nga partitë politike, por si një përbërje e re, detyra jonë kryesore është t’i zbatojmë ligjet në Maqedoni. Prandaj, nuk do të ketë ndikim politik. KSHZ-ja ka kapacitet të mjaftueshëm për të realizuar një proces demokratik dhe të suksesshëm”, thotë nënkryetarja e KSHZ-së, Ditmire Shehu.

Ajo shton se duke pasur parasysh Ligjin për referendum, ku përshkruhet mënyra e formimit të këshillave zgjedhor, partitë politike nuk do të kenë anëtarë në këshillat zgjedhorë, por do të përbëhen nga gjashtë anëtarë të shtetit dhe administratës publike./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Lajme
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

Siguri
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Publikohen rezultatet e Lotarisë Amerikane, linku ku mund të shihni nëse jeni fitues

Publikohen rezultatet e Lotarisë Amerikane, linku ku mund të shihni nëse jeni fitues

Lajme

"Intimidimi i gazetares", deputeti Dimal Basha reagon pas kritikave të AGK-së dhe RTK-së

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Kalo në kategori