LAJMI I FUNDIT:

Shehu kërkon mocion me debat në Kuvendin e Shqipërisë për njohjen e gjenocidit serb në Kosovë

Shehu kërkon mocion me debat në Kuvendin e Shqipërisë për njohjen e gjenocidit serb në Kosovë

Deputeti i opozitës, Tritan Shehu, ka kërkuar sot gjatë fjalës së tij në Kuvend një mocion me debat për njohjen e gjenocidit serb në Kosovë.

Ai e ka konsideruar heshtjen ngdaj kërkësë së përgatitur nga opozita një shkelje të procedurës parlamentare, që sipas tij është me pasoja të mëdha për vendin dhe për rajonin.


Shehu tha se heshtja ka një çmim të rëndë për dinjitetin e Kuvendit dhe rolin e Shqipërisë dhe shqiptarëve në kurriz të Kosovës.

“Muaj përpara, ne një grup deputetësh të PD-së, ku bën pjesë dhe zoti Berisha, që mbahet i burgosur politik. Kemi paraqitur një kërkesë me shkrim, brenda të gjitha standardeve për një mocion me debat për njohjen e gjenocidit serb në Kosovë.

Atje ka edhe një kërkesë që i drejtohet qeverisë shqiptare, për të asistuar qeverinë e Kosovës pranë gjykatës ndërkombëtare, për njohjen e këtij gjenocidi, gjë që qeveria e Kosovës nuk mund ta bëjë sepse nuk është pjesë e organizatës së Kombeve të bashkuara. Mosfutja e kësaj çështje në rend dite, një fakt i njohur publikisht, ka andikapuar një proces të tërë, të dënimit të gjenocidit dhe fajësimin në mënyrë të padrejtë të Kosovës”, tha Shehu. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

Lajme
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Kalo në kategori