LAJMI I FUNDIT:

Shefja e re e EULEX-it e merr detyrën

Shefja e re e EULEX-it e merr detyrën

Sot, Alexandra Papadopoulou e mori detyrën si shefe e re e Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX).

Papadopoulou, një diplomate e lartë greke me përvojë të gjatë në Ballkan, ka shërbyer edhe më parë në Kosovë si shefe e Zyrës Ndërlidhëse të Greqisë në vitin 2000.


“Angazhimet e kohëve më të fundit të saj përfshijnë shërbimin si Përfaqësuese e Përhershme e Greqisë në Bashkimin Evropian në Bruksel, Belgjikë, si dhe drejtoreshë e Përgjithshme për çështje të BE-së në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Greqisë gjatë kryesimit të paradokohshëm të BE-së nga Greqia në vitin 2014. Po ashtu, Ambasadorja Papadopoulou ka shërbyer edhe si Zëvendës-Përfaqësuese e Përhershme e Greqisë në Kombet e Bashkuara, si dhe Shefe e Zyrës Ndërlidhëse të Greqisë në Shkup për pesë vjet”, thuhet në njoftim.

“Kam kënaqësinë të jem Shefja e re e Misionit EULEX dhe të vazhdoj t’i ndihmoj autoritetet në ndërtimin e një sistemi të pavarur dhe efikas të drejtësisë këtu në Kosovë”, tha Papadopoulou.

Gjatë ditëve dhe javëve në vijim, zj. Papadopoulou do të takohet me partnerët kryesorë të EULEX-it dhe me zyrtarët e lartë të Kosovës.  Zj. Papadopoulou vjen në këtë post, pas diplomatit italian Gabriele Meucci. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
QUINT-i dhe BE-ja reaguan për moslejimin e vizitës së tij, Musliu publikon deklaratën e partiarkut serb ku dezinformon rreth Kosovës

QUINT-i dhe BE-ja reaguan për moslejimin e vizitës së tij, Musliu publikon deklaratën e partiarkut serb ku dezinformon rreth Kosovës

Lajme
Bislimi e cilëson të dështuar takimin për dinarin në Bruksel

Bislimi e cilëson të dështuar takimin për dinarin në Bruksel

Lajme
Nënsekretarja amerikane në Beograd, thekson rëndësinë e përparimit drejt normalizimit të marrëdhënieve Kosovë – Serbi

Nënsekretarja amerikane në Beograd, thekson rëndësinë e përparimit drejt normalizimit të marrëdhënieve Kosovë – Serbi

Lajme
PDK i hap rrugë kalimit të marrëveshjeve ndërkombëtare, zotohet se do t’i votojë në Kuvend

PDK i hap rrugë kalimit të marrëveshjeve ndërkombëtare, zotohet se do t’i votojë në Kuvend

Lajme
Aksident me vdekje në Rrugën e Kombit, arrestohet 27-vjeçari nga Prishtina

Aksident me vdekje në Rrugën e Kombit, arrestohet 27-vjeçari nga Prishtina

Lajme
Ministria e Jashtme e Shqipërisë thërret ambasadorin serb, kërkohen sqarime për deklaratat e Vulinit

Ministria e Jashtme e Shqipërisë thërret ambasadorin serb, kërkohen sqarime për deklaratat e Vulinit

Lajme
Kalo në kategori