LAJMI I FUNDIT:

Shefi i SoftBank thotë se është “përdorues i flaktë” i ChatGPT-s

Shefi i SoftBank thotë se është “përdorues i flaktë” i ChatGPT-s

Shefi Ekzekutiv i SoftBank Group, Masayoshi Son tha të martën se është një “përdorues i flaktë” i ChatGPT-s.

“Unë bisedoj çdo dit me ChatGPT-n, jam një përdorues i flaktë”, iu tha Son aksionarëve të filialit të telekomit të grupit, transmeton Telegrafi.


Chatboti ChatGPT me teknologjinë e Inteligjencës Artificiale ka fituar popullaritet të madh që kur u lansua muaj më parë.

Softueri i përket startupit OpenAI që mbështetet nga kompania Microsoft. /Telegrafi/