Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin më 10 prill nis një seri takimesh jashtë vendit, me aleatët e Shteteve të Bashkuara, takime këto që vijnë në kohën e rritjes së tensioneve ndërmjet Ukrainës dhe Rusisë dhe lidhur me atë që Uashingtoni e quan “sjellje destabilizuese” të Moskës.
Gjatë javës, Austin pritet të takohet me qeveritë dhe liderët ushtarakë të Izraelit, Gjermanisë në selinë e NATO-s në Belgjikë si dhe do të vizitojë edhe Mbretërinë e Bashkuar.
Sipas një deklarate të lëshuar nga Pentagoni, sekretari Austin do të “takohet me homologët e tij dhe zyrtarë të lartë për të biseduar për rëndësinë e marrëdhënieve ndërkombëtare, sa i përket mbrojtjes dhe për të ritheksuar angazhimin e SHBA-së për sigurinë e qëndrueshme trans-atlantike”.
Më 14 prill, Austin pritet të takohet në Bruksel me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg dhe bisedimet, sipas Pentagonit, do të fokusohen në atë “se si Aleanca po e trajton sjelljen destabilizuese të Rusisë” si dhe “rritja e terrorizmit të Kinës dhe sfidave globale si COVID-19 dhe ndryshimet klimatike”.
Para këtij takimi, Austin është paraparë që ta vizitojë edhe Berlinin për t’u takuar me ministren e Mbrojtjes, Annegret Kramp-Karrenbauer. Pentagoni thotë se vizita në Berlin përfshin bisedime për “luftimin e ndikimit malinj të rivalëve tanë strategjikë dhe vazhdimit të dialogut për vendosjen e trupave amerikane në Gjermani dhe gjetkë”.
Ky turne i Austin nis vetëm një ditë pasi Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken u konsultua me ministrat e Jashtëm gjerman dhe francez lidhur me nevojën që Rusia të ulë prezencën e saj ushtarake në gadishullin e okupuar të Krimesë dhe në afërsi të kufijve në lindje të Ukrainës.
Uashingtoni e akuzon Rusinë për “provokim” në lindje të Ukrainës.
Në një deklaratë u tha se Blinken bisedoi me ministrin gjerman, Heiko Maas dhe atë francez, Jean-Yves Le Drian lidhur me nevojën e konsultimeve në mesin e aleatëve të NATO-s teksa është rritur frika se mund të ndodhë një përshkallëzim i madh në konfliktin në lindje të Ukrainës.
Kievi dhe Perëndimi i fajësojnë separatistët e mbështetur nga Rusia, të cilët kanë nën kontroll rajonet ukrainase të Donetskut dhe Luhanskit, se kanë kontribuar në rritjen e tensioneve, ndërkaq Moska për këtë gjë, fajëson Kievin zyrtar.
Po ashtu janë rritur shqetësimet, pasi Moska ka vendosur forca të shtuara në kufijtë me Ukrainën dhe po refuzon thirrjet ndërkombëtare që të tërheqë trupat. /REL/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNjë zyrtar i Hamasit thotë se grupi do t'i dorëzonte armët – por gjithmonë, me një kusht
Zbulohen detaje dhe pamje të vjedhjes nga grupi kriminal serb “Pink Panther” në një argjendari në Greqi – bie në sy një detaj
Rusia nuk ka 'interes' të sulmojë shtetet e NATO-s, thotë kreu i ushtrisë së Putinit
E quan “një njeri i madh” - Trump i gatshëm të rinovojë aleancën konservatore me Orban të Hungarisë
Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt
Dubai raporton një "sëmundje misterioze" të lidhur me përmbytjet e rënda që goditën rajonin
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre