Nuk ka asnjë garanci që qeveria dhe forcat e sigurisë së Afganistanit do të kenë sukses, apo qoftë edhe të mbijetojnë, pas largimit të trupave të fundit amerikane dhe atyre të koalicionit nga ku vend. Ky është vlerësimi i prerë i një zyrtari të lartë të NATO-s.
“Ne duhet të ballafaqohemi me realitetin, sigurisht që ka shumë pasiguri. Vendimi për t’u larguar sjell rreziqe”, i tha sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg një audience virtuale të hënën përpara takimeve në Pentagon dhe Shtëpinë e Bardhë.
Sipas Komandës Qendrore Amerikane (CENTCOM), e cila mbikëqyr trupat amerikane në Lindjen e Mesme dhe Azinë Jugore, deri tani janë tërhequr pothuajse gjysma e trupave amerikane dhe forcat e fundit, kontraktuesit civilë dhe pajisjet e vendosura atje do të largohen nga Afganistani jo më vonë se fillimi i muajit shtator.
Tërheqja e vetë NATO-s, që përfshin rreth 7,000 trupa, është gjithashtu “në rrugën e duhur”, tha zoti Stoltenberg, duke mbrojtur vendimin për t’i kthyer forcat në atdhe, pas gati dy dekadash lufte me Talibanët dhe grupet terroriste si al-Kaida dhe Shteti Islamik.
“Të mos harrojmë se në një farë mënyrë ky është një zhvillim gradual”, tha zoti Stoltenberg. “Jo shumë vite më parë, kishim më shumë se 100,000 trupa në një operacion të madh luftarak”.
“Gjatë këtyre viteve ne kemi qenë në gjendje të ndihmojmë e trajnojmë forcat afgane të sigurisë në mënyrë që ata të jenë përgjegjës për sigurinë në vendin e tyre”, shtoi ai.
Megjithatë dyshimet në lidhje me aftësinë e forcave afgane të sigurisë për të funksionuar pa këtë mbështetje thelbësore në terren nga forcat e SHBA-së dhe NATO-s, vazhdojnë të mbeten.
Prej fillimit të tërheqjes së trupave amerikane muajin e kaluar, forcat talibane kanë marrë nën zotërim të paktën shtatë qarqe në vend, disa prej të cilave pa hasur në ndonjë rezistencë.
Në një raport të lëshuar javën e kaluar nga Ekipi i Monitorimit të Sanksioneve të Kombeve të Bashkuara për Afganistanin paralajmërohej se komandantët talibanë kanë pozicionuar gjithnjë e më shumë forca për të marrë me forcë, atë që nuk mund të marrin përmes negociatash “atëherë kur trupat e huaja që po largohen nuk do të jenë më në gjendje të përgjigjen në mënyrë efektive për shkak të numrit të ulët të tyre”.
Kryekomandantët ushtarakë amerikanë janë shprehur gjithashtu të shqetësuar në lidhje me “aftësinë e ushtrisë afgane për t’u përballuar apo rezistuar” sapo forcat dhe kontraktuesit amerikanë të largohen.
Megjithatë Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s theksoi të hënën se edhe pse forcat e NATO-s po largohen nga Afganistani, aleanca do të vazhdojë të sigurojë mbështetje financiare dhe se gjithashtu do të mbajë një prani civile në Kabul për të këshilluar forcat afgane të sigurisë dhe për t’i ndihmuar ata të ndërtojnë kapacitetet e tyre.
Shtetet e Bashkuara janë zotuar gjithashtu të vazhdojnë të ofrojnë mbështetje financiare për forcat e sigurisë afgane.
Në buxhetin e propozuar të Presidentit Joe Biden për vitin fiskal 2022 përfshihet një shumë prej 3.3 miliardë dollarësh ndihmë për forcat afgane, një rritje e lehtë mbi nivelet aktuale të financimit.
Të dielën një zëdhënës i qeverisë afgane tha se SHBA-të kanë premtuar të ruajnë të njëjtin nivel financimi të paktën deri në vitin fiskal 2023. /VOA/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Gatishmëria e Polonisë për të pritur armët bërthamore të NATO-s përballet me kërcënim nga forcat ruse
Dy vite më parë arritën marrëveshje për blerjen e 12 aeroplanëve luftarakë francez Rafale, gjashtë prej tyre ateruan në Zagreb të Kroacisë
Piloti ukrainas i MiG-29 rrëzon dronin spiun rus – pamje nga toka dhe kabina e fluturakes
Dy vite më parë arritën marrëveshje për blerjen e 12 aeroplanëve luftarakë francez Rafale, gjashtë prej tyre ateruan në Zagreb të Kroacisë
Macron: Evropa mund të vdesë, duhet të tregojmë që nuk jemi vasal i Shteteve të Bashkuara
Piloti ukrainas i MiG-29 rrëzon dronin spiun rus – pamje nga toka dhe kabina e fluturakes
Ukrainasit përdorin për herë të parë raketat amerikane me rreze të gjatë
Kush është serbi nga Prishtina që Beogradin mund t'ia merr Vuçiqit në zgjedhjet e 2 qershorit
Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën