LAJMI I FUNDIT:

Shefi i NATO-s i kërkon Britanisë që të qëndrojë në BE, për të luftuar terrorizmin

Shefi i NATO-s i kërkon Britanisë që të qëndrojë në BE, për të luftuar terrorizmin

Një ditë para se Britania e Madhe të votojë për largimin ose jo nga BE-ja, shefi i NATO-s Jens Stoltenberg ka mbajtur qëndrimin e tij në lidhje me këtë çështje.

Ai ka thënë se roli i Britanisë në zemër të Evropës është shumë i rëndësishëm në luftën kundër terrorizmit dhe emigracionit të paligjshëm masiv.


Në një intervistë për “The Guardian”, Stoltenberg ka paralajmëruar se një “Evropë e copëtuar”, do të shkaktonte jo stabilitet.

“Unë nuk mund të votoj. Është e drejt e popullit britanik për të vendosur”, ka thënë Stoltenberg.

“Ajo që unë mund të bëj është t’iu tregoj se çfarë ka rëndësi për NATO-n, edhe një Mbretëri e Bashkuar e fortë në një Evropë të fortë, është e mirë për Mbretërinë e Bashkuar dhe për NATO-n, sepse ne jemi ballafaquar me sfida të papara sigurie, me terrorizmin, me paqëndrueshmëri dhe një siguri të paparashikueshme mjedisi, dhe një Evropë e fragmentuar do ta shtonte destabilizmin dhe do të krijonte paparashikueshmëri”, ka vazhduar shefi i NATO-s.

Ndërhyrja e Stolensberg vjen një ditë para referendumit në Britani të Madhe.