Ministri izraelit i Mbrojtjes, Yoav Gallant detajoi planet e vendit për të mposhtur Hamasin në një takim të komitetit të mbrojtjes të premten, por nuk dha asnjë të dhënë se si planifikon të mbikëqyrë rajonin kur të ndalojnë luftimet.
Duke folur në një takim të Komitetit të Punëve të Jashtme dhe Mbrojtjes të Knesset në Tel Aviv, Gallant paraqiti strategjinë e Izraelit për të mposhtur grupin përgjegjës për sulmin e befasishëm të 7 tetorit që vrau më shumë se 1300 izraelitë, përcjell Telegrafi.
Ai u tha anëtarëve të komitetit se lufta do të shpaloset në tri faza të dallueshme.
Faza e parë, e cila është duke u zhvilluar, do të përfshijë një fushatë ushtarake të sulmeve ajrore dhe më vonë manovra tokësore “me qëllim të shkatërrimit të operativëve dhe dëmtimit të infrastrukturës për të mposhtur dhe shkatërruar Hamasin”, tha Gallant.
Faza e dytë do të përfshijë ende luftime, por me një intensitet të reduktuar pasi trupat e zhvendosin fokusin e tyre për të “eliminuar zonat e rezistencës” që mbeten në rajon.
Së fundi, Gallant tha se ndërsa lufta hyn në fazën e tretë, Izraeli do të punojë për të krijuar një “regjim të ri sigurie” në Gaza.
Veçanërisht, kjo fazë përfundimtare do të përfshijë “heqjen e përgjegjësisë së Izraelit për jetën e përditshme në Rripin e Gazës”, e cila do të sjellë “një realitet të ri sigurie për qytetarët e Izraelit” dhe ata që jetojnë afër Gazës.
Megjithatë, shkruan New York Post, në fjalët e tij mungonte ndonjë tregues se çfarë do të thotë Izraeli të heqë çdo përgjegjësi për Gazën dhe 2.2 milionë banorët e saj, territor i cili varet tërësisht nga Izraeli për shërbimet thelbësore si uji dhe energjia elektrike. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

Trump e quan fitoren e konservatorëve "një ditë e madhe për Gjermaninë"

Scholz thotë se nuk do të përfaqësojë SPD-në në negociatat e koalicionit

Roth reagon pas humbjes së SPD-së: Kjo dhemb, shqetësuese rritja e populizmit kombëtar

Merz: Evropa duhet të jetë e fortë ndaj presionit të Trumpit

Merz: I kemi fituar këto zgjedhje

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë