LAJMI I FUNDIT:

Shefi i grupit mercenar Wagner: Elita ruse i dërgon fëmijët në universitete, ndërsa ata të punëtorëve vdesin në luftë

Shefi i grupit mercenar Wagner: Elita ruse i dërgon fëmijët në universitete, ndërsa ata të punëtorëve vdesin në luftë

Djali i zëdhënësit të Kremlinit, Dmitry Peskov, luftoi në Ukrainë së bashku me forcat mercenare të kompanisë private ushtarake ruse Wagner, zbuloi të shtunën shefi i Wagner, Yevgeny Prigozhin.

Prigozhin tha se Peskov, një i besuar i presidentit rus Vladimir Putin, kontaktoi për të diskutuar pjesëmarrjen e djalit të tij në luftë, transmeton Telegrafi.


Shefi i Wagnerit tha se e këshilloi Peskovin të mos dërgonte djalin e tij për t’u bashkuar me trupat e rregullta ruse, të cilat Prigozhin i ka kritikuar vazhdimisht për pajisjet e dobëta dhe trajnimin dhe udhëheqjen e pamjaftueshme.

I ndodh edhe kjo Moskës, ushtari i dehur rus humb kontrollin mbi mjetin motorik – rrokullis sistemin raktor S-400 Triumf
Lexo po ashtu I ndodh edhe kjo Moskës, ushtari i dehur rus humb kontrollin mbi mjetin motorik – rrokullis sistemin raktor S-400 Triumf

Djali i Peskov, Nikolai Peskov, i cili jetoi në Britani për një kohë të gjatë dhe njihet edhe si Nikolai Choles, i tha tabloidit të Moskës KP se shërbeu sepse e konsideronte detyrë të tij.

Shtypi ka publikuar edhe një foto të 33-vjeçarit me uniformë ushtarake. Gjithashtu thuhet se është dekoruar. Kritikët, megjithatë, thanë se ai nuk dha prova për dërgimin e tij të supozuar.

Fëmijët e shumicës së elitës ruse iu shmangën përpjekjeve të luftës. Prindërit i fshehin”, u ankua shefi 61-vjeçar i Wagner.

Publikohen pamjet e tankut ukrainas që sulmon  pozicionet ruse në Bakhmut
Lexo po ashtu Publikohen pamjet e tankut ukrainas që sulmon  pozicionet ruse në Bakhmut

Ai shtoi se djemtë e elitës ruse dërgohen në universitete, ku ata përjashtohen nga shërbimi në forcat e armatosura, ndërsa fëmijët e punëtorëve vdesin në luftë.

Prigozhin nuk dha asnjë provë për vendosjen e djalit të Peskov. Ashtu si babai i tij, ai është subjekt i sanksioneve perëndimore të vendosura pas pushtimit rus të Ukrainës shkurtin e kaluar. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Turqia ndalon të gjithë tregtinë me Izraelin për shkak të luftës në Gaza - vjen reagimi i Tel Avivit

Turqia ndalon të gjithë tregtinë me Izraelin për shkak të luftës në Gaza - vjen reagimi i Tel Avivit

Botë
Ndërpriten mijëra fluturime - Rusia akuzohet se po ndërhyn në sistemet e navigimit të aeroplanëve në Evropë

Ndërpriten mijëra fluturime - Rusia akuzohet se po ndërhyn në sistemet e navigimit të aeroplanëve në Evropë

Botë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Lufta në Ukrainë nuk duket se do të përfundojë së shpejti – paralajmëron shefja e inteligjencës kombëtare amerikane

Lufta në Ukrainë nuk duket se do të përfundojë së shpejti – paralajmëron shefja e inteligjencës kombëtare amerikane

Botë
Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Evropa
Zelensky tregon se kush janë ftuar në samitin e paqes në Zvicër

Zelensky tregon se kush janë ftuar në samitin e paqes në Zvicër

Botë
Kalo në kategori