LAJMI I FUNDIT:

Shefi i EULEX-it viziton veriun

Shefi i EULEX-it viziton veriun

Shefi i ri i EULEX-it, Giovanni Pietro Barbano, ka vizituar rajonin e Mitrovicës.

Ai ka takuar edhe kreun e Listës Serbe, Goran Rakiq.


“Pata mundësinë të dëgjoj me interes përfaqësuesit e partive politike dhe shoqërinë civile për nevojat dhe shqetësimet që ndërlidhen me sigurinë e njërëzve”, ka shkruar Barbano në Twitter.

Ai po ashtu ka thënë se personalisht i ka siguruar ata për përkushtimin e palëkundur të EULEX-it në promovimin e lirive të njeriut dhe sigurisë për të gjitha komunitetet në Kosovë.