LAJMI I FUNDIT:

Shefi i Dodge lë të kuptohet se modele të reja do të vijnë në vitin 2023

Shefi i Dodge lë të kuptohet se modele të reja do të vijnë në vitin 2023

Janë duke u marrë porositë “e fundit” të Dodge Charger dhe Challenger.

Pas një breshërie të disa modeleve të veçanta, dy veturat “muskuloze” të fuqizuara nga motori Hemi janë afër fundit të prodhimit, teksa prodhimi në fakt do të ndalet në dhjetor të vitit 2023


Por sipas drejtorit ekzekutiv të Dodge, Tim Kuniskis kjo nuk do të jetë gjithmonë kështu. Duke folur për Muscle Cars & Trucks, Kuniskis tha se do të ketë më shumë produkte Dodge që do të prezantohen vitin e ardhshëm për të mbushur boshllëkun që do të lënë makinat muskuloze, raporton motor1, transmeton Telegrafi.

Kuniskis shtoi se planet afatgjatë të Dodge do t’u prezantohen tregtarëve gjatë vitit të ardhshëm. Ai gjithashtu pret se këto plane do të rrjedhin nga informatorë të ndryshëm, dhe duket se atij nuk i pengonte kjo.

“Meqë ra fjala, ne do t’i shpërndajmë planet tona afatgjate me tregtarët tanë në fillim të vitit të ardhshëm. Dhe ne do të dëshironim që kjo të ishte top sekrete, por ja që nuk është”, tha ndër të tjera Kunisis gjatë intervistës. /Telegrafi.