LAJMI I FUNDIT:

Shefi i diplomacisë gjermane: Marrëveshja me Kosovën, kusht për anëtarësimin e Serbisë në BE

Shefi i diplomacisë gjermane: Marrëveshja me Kosovën, kusht për anëtarësimin e Serbisë në BE

Ministri i Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Heiko Mass, thotë se rregullimi i marrëdhënieve të pazgjidhura midis Kosovës dhe Serbisë është një nga kushtet kryesore për anëtarësimin e Serbisë në Bashkimin Evropian (BE).

“Marrëdhëniet e pazgjidhura midis Serbisë dhe Kosovës kushtojnë shumë, për të dy palët. Një situatë e tillë, mbi të gjitha, ngadalëson zhvillimin ekonomik të të dy vendeve dhe kështu përfaqëson një frenim për të gjithë rajonin. Për të mirën e njerëzve, do të ishte jashtëzakonisht e rëndësishme të arrijmë një zgjidhje së bashku. Kjo do të thotë se njerëzve duhet t’u shpjegohet përfitimi, në mënyrë që të inkurajojë guximin kolektiv për të pranuar sfidën e pajtimit të ndërsjellë”, ka thënë Mass, për gazetën serbe “Kurir”, përcjell Telegrafi.


Ai thë se “rregullimi i marrëdhënieve të pazgjidhura, në fund të fundit, është një nga kushtet kryesore për anëtarësimin e Serbisë në Bashkimin Evropian, i cili do të bëhej kështu shumë më afër Serbisë”.

“Ne mbështesim fuqimisht dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja me të dërguarin special Miroslav Lajçak. Për fat të mirë, heshtja që ka mbizotëruar në komunikimin midis Serbisë dhe Kosovës që nga vera e kaluar është kapërcyer. Me këtrë hapet mundësia e mirë që duhet shfrytëzuar për të gjetur një zgjidhje në formën e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse. Një marrëveshje e tillë do të mundësonte anëtarësimin në BE në të ardhmen, por më e rëndësishmja – do të kishte rëndësi të madhe për të ardhmen e njerëzve në Serbi dhe Kosovë”, tha diplomati gjerman.

I pyetur nës Ballkani ende paraqet një rrezik i mundshëm për BE-në, duke pasur parasysh historinë e konflikteve tëviteve ’90-ta, Mass tha se “për fat të mirë, koha e konflikteve të përgjakshme të viteve nëntëdhjetë ka kaluar”.

“Sidoqoftë, paqja e qëndrueshme është më shumë sesa mungesa e konfliktit të armatosur. ‘Projekti i Paqes në Bashkimin Evropian’ në dekadat e fundit ka qenë një bekim i vërtetë për Gjermaninë, për Evropën. Pikërisht për këtë arsye që Gjermania mbron zgjerimin e Bashkimit Evropian në vendet Ballkanit Perëndimor. Anëtarësimi i këtyre vendeve në Bashkimin Evropian është çelësi për një stabilitet më të madh, bashkëpunim dhe paqe të qëndrueshme”, tha Mass. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
Hapi i fundit i Kosovës për anëtarësim në KiE, Serwer : Indinjata e Serbisë është e turpshme

Hapi i fundit i Kosovës për anëtarësim në KiE, Serwer : Indinjata e Serbisë është e turpshme

Lajme

"Kushtëzimi" i anëtarësimit të Kosovës në KiE, Musliu-Shoshi: Ndërkombëtarët nuk po kërkojnë asgjë çka nuk është dakorduar Kurti në marrëveshjen e Ohrit

Elfije Boletini
“Në hava kam me t’çu se e kam vajzën deputete”, Deliu-Kodra me kritika të ashpra ndaj deputetes së LVV-së duke ia kujtuar rastin e 90-vjeçarit

“Në hava kam me t’çu se e kam vajzën deputete”, Deliu-Kodra me kritika të ashpra ndaj deputetes së LVV-së duke ia kujtuar rastin e 90-vjeçarit

Lajme
Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Lajme
Kalo në kategori