LAJMI I FUNDIT:

Shefi i diplomacisë gjermane: Dialogu Kosovë-Serbi nuk ka alternativë tjetër përveç marrëveshjes gjithëpërfshirëse

Shefi i diplomacisë gjermane: Dialogu Kosovë-Serbi nuk ka alternativë tjetër përveç marrëveshjes gjithëpërfshirëse

Ministri i Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Heiko Mass, ka thënë se për Kosovën dhe Serbinë nuk ka alternativë tjetër përveç dialogut dhe marrëveshjes gjithëpërfshirëse.

Shefi i diplomacisë gjermane, në një bashkëbisedim më përfaqësues të shteteve të Ballkanit Perëndimor, përfshirë edhe Kosovën, ka folur sot për zgjidhjen që do të çonte përpara të gjithë rajonin.


Mass në një diskutim virtual vlerësoi qasjen e Miroslav Lajçak karshi të dyja palëve për rinisje të negociatave, përcjell Klan Kosova.

”Në mënyrë të veçantë kjo vlen për Kosovën dhe Serbinë.  Zgjidhja është e vonuar. Ndaj jam shumë mirënjohës që Miroslav Lajçak rinisi në korrik dialogun e ndërmjetësuar nga BE. Dhe unë ndaj plotësisht këndvështrimin e tij, se nuk ka asnjë alternativë tjetër veç një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse, të qëndrueshme dhe detyruese”.

Tutje ai u shpreh se për një ujdi përfundimtare duhet një udhëheqje e fortë politike.

”Një hap i tillë kërkon udhëheqje të fortë politike”.

”Dhe unë kam besim se udhëheqësit në Beograd dhe Prishtinë do ta dëshmojnë këtë  – duke u angazhuar në mënyrë konstruktive kundrejt njëri-tjetrit, dhe duke shtruar kësisoj rrugën drejt një epoke të re”.

”Sa më shpejt të filloni, aq më mirë do të jetë për stabilitetin në të gjithë rajonin.  Dhe aq më shpejt do të zhbllokoni perspektivat e Kosovës dhe Serbisë për në BE”, ka shtuar Mass.

Në trend Lajme

Më shumë
Brnabiq arsyeton arrestimin e zv.drejtorit Jankoviq, reagon Surroi: Ndërhyrje në identitetin e serbëve të Kosovës

Brnabiq arsyeton arrestimin e zv.drejtorit Jankoviq, reagon Surroi: Ndërhyrje në identitetin e serbëve të Kosovës

Lajme
​Flet avokati i Pal Lekajt për vendimin e 53 milionëshit

​Flet avokati i Pal Lekajt për vendimin e 53 milionëshit

Drejtësi
Pa marrëveshje për dinarin, Bislimi: Ishta takimi i kotë, Serbia e painteresuar për marrëveshje

Pa marrëveshje për dinarin, Bislimi: Ishta takimi i kotë, Serbia e painteresuar për marrëveshje

Lajme
Milatoviq kërkon drejtësi për vrasjet e shqiptarëve në Mal të Zi më 1999 – propozon edhe ngritjen e një memoriali

Milatoviq kërkon drejtësi për vrasjet e shqiptarëve në Mal të Zi më 1999 – propozon edhe ngritjen e një memoriali

Lajme
Prokuroria thirrje qytetarëve: Nëse jeni viktimë që u janë shpërndarë foto apo video intime nga

Prokuroria thirrje qytetarëve: Nëse jeni viktimë që u janë shpërndarë foto apo video intime nga "Albkings", jepni dëshmitë në polici

Drejtësi
Ngrihet aktakuzë ndaj 18 personave për korrupsion me subvencionet e Ministrisë së Bujqësisë

Ngrihet aktakuzë ndaj 18 personave për korrupsion me subvencionet e Ministrisë së Bujqësisë

Drejtësi
Kalo në kategori