LAJMI I FUNDIT:

Shefi i Audi Design: Veturat e fundit të versionit RS me motor me djegie të brendshme do të jenë magjepsëse

Shefi i Audi Design: Veturat e fundit të versionit RS me motor me djegie të brendshme do të jenë magjepsëse

Në rast se nuk e keni parë memon, Audi brenda dy viteve do të lansojë veturën e tij të re e cila do të jetë vetura e fundit fuqizuar nga një motor me djegie të brendshme, pasi çdo produkt i ri nga viti 2026 do të jetë thjesht elektrik.

Nga viti 2033, marka luksoze do të shesë vetëm vetura elektrike, me një përjashtim të mundshëm në Kinë ku kërkesa lokale mund të përcaktojë Audi-në për të vazhduar prodhimin e makinave me motor me djegie të brendshme. Përpara se të fillojë kalimi gradual në vetura elektrike, veturat e performancës me energji konvencionale do të bëjnë bujë pasi të lansohen.

Pas prezantimin në një intervistë me Autocar, gjenerata e ardhshme A8 do të shfaqet si “premierë” në vitin 2024 si Grandsphere gati për prodhim, shefi i dizajnit të kompanisë pati një bisedë me revistën Top Gear, raporton Motor1, transmeton Telegrafi.

Kur u pyet në lidhje me planet për makinat me benzinë që tërheqin entuziastët, Marc Lichte shfrytëzoi mundësinë për të reklamuar finalen e RS për motorët me djegie ai tha: “Ju premtoj se që të dy versionet, si veturat elektrike si ato me motor me djegie të brendshme do të jenë mbresëlënëse. Veçanërisht modelet RS të gjeneratës së fundit me motor me djegie të brendshme, ato do të jenë thjesht magjepsëse”.

Ai u përmbajt nda ndarja e detajeve të tjera pasi që intervista më shumë sillej rreth veturave elektrike. Megjithatë, ne veçse e dimë se veturat e gjeneratës së ardhshme RS4 dhe RS6 do të shfrytëzojnë motorët hibrid, dhe kjo lë të kuptohet se modeleve RS me motor me djegie të brendshme po u vije fundi.

Ndërkaq, është bërë e ditur se modeli R8 nuk do të prodhohet më, dhe atij modeli i bashkohet edhe TT RS, përderisa RS Q3 dhe homologu i tij Sportback nuk ka gjasa të ruajnë motorin me pesë cilindra pas kësaj gjenerate aktuale. /Telegrafi/