LAJMI I FUNDIT:

SHBA zgjat emergjencën kombëtare në lidhje me Ballkanin Perëndimor

SHBA zgjat emergjencën kombëtare në lidhje me Ballkanin Perëndimor

Shtëpia e Bardhë e vazhdoi edhe për një vit emergjencën kombëtare në lidhje me Ballkanin Perëndimor, të shpallur me urdhër ekzekutiv më 26 qershor të vitit 2001.

Reklama

Në një deklaratë të lëshuar më 18 qershor kujtohet se presidenti amerikan, më 2001, ka shpallur emergjencë kombëtare në lidhje me Ballkanin Perëndimor, për të trajtuar, siç është thënë, kërcënimin e pazakontë ndaj sigurisë kombëtare dhe politikës së jashtme të SHBA-së, që vjen nga veprimet e personave të angazhuar, ose që ndihmojnë, sponsorizojnë apo mbështesin dhunën ekstremiste në Republikën e Maqedonisë, e cila sot njihet si Maqedoni e Veriut.

Kjo gjendje e emergjencës kombëtare, thuhet në deklaratën e Shtëpisë së Bardhë, do të trajtonte edhe kërcënimin që sjellin veprimet e atyre që pengojnë zbatimin e Marrëveshjes së Dejtonit në Bosnje e Hercegovinë ose Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për Kosovën.

Presidenti amerikan e ka ndryshuar këtë urdhër në vitin 2003, për të marrë hapa shtesë “lidhur me aktet që pengonin zbatimin e Marrëveshjes Kornizë të Ohrit të vitit 2001, në lidhje me Maqedoninë”, thuhet në deklaratë.

“Veprimet e personave që kërcënojnë paqen dhe përpjekjet ndërkombëtare për stabilizim në Ballkanin Perëndimor, përfshirë aktet e dhunës ekstremiste dhe aktivitetin pengues, vazhdojnë të përbëjnë kërcënim të pazakontë për sigurinë kombëtare dhe politikën e jashtme të Shteteve të Bashkuara. Për këtë arsye, emergjenca kombëtare, e shpallur më 26 qershor, 2001, dhe masat e miratuara në atë datë dhe më pas, për t’u marrë me këtë emergjencë, duhet të mbeten në fuqi përtej 26 qershorit, 2019”, thuhet në deklaratën e Shtëpisë së Bardhë, ku po ashtu saktësohet se emergjenca kombëtare do të zgjatet edhe për një vit. /Rel/


Në trend Lajme

Më shumë
Tensionet në veri, Lajçak tregon se çfarë biseduan me Vuçiqin

Tensionet në veri, Lajçak tregon se çfarë biseduan me Vuçiqin

Lajme
Tri kërkesat e ndërkombëtarëve për veriun, analistët: Të zbatohen pa vonesa, në të kundërtën mund të ketë sanksione

Tri kërkesat e ndërkombëtarëve për veriun, analistët: Të zbatohen pa vonesa, në të kundërtën mund të ketë sanksione

Donjeta Zeqiraj
Arrestohen një shtetas kosovar dhe një shtetase shqiptare në Pejë, dyshohen për prostitucion

Arrestohen një shtetas kosovar dhe një shtetase shqiptare në Pejë, dyshohen për prostitucion

Kronika e Zezë
Përplasje e ashpër me fyerje ndërmjet Bahtirit dhe Matoshit

Përplasje e ashpër me fyerje ndërmjet Bahtirit dhe Matoshit

Lajme
Një grua në Ferizaj raporton se është dhunuar për tri vjet, policia nis hetimet

Një grua në Ferizaj raporton se është dhunuar për tri vjet, policia nis hetimet

Kronika e Zezë
Këshilltari i Kurtit i reagon Escobarit: Një popull nuk i nënshtrohet një emisari

Këshilltari i Kurtit i reagon Escobarit: Një popull nuk i nënshtrohet një emisari

Politikë
Kalo në kategori