LAJMI I FUNDIT:

SHBA vendi më inovativ në botë

SHBA vendi më inovativ në botë

Forumi Ekonomik Botëror (WEF) në Raportin Global të Konkurrueshmërisë lidhur me listën e aftësisë inovative e rendit Shtetet e Bashkuara të Amerikës të parën duke kaluar Singaporin.

Top listën e pesë vendeve nga 140 vende që janë analizuar, pas SHBA-së dhe Singaporit gjendet Gjermania, ndjekur nga Zvicra dhe Japonia, përcjell Telegrafi.


Kjo është gjithashtu hera e parë që Gjermania bëhet ekonomia me aftësinë konkurruese më të madhe në Evropë.

Në anën tjetër të vlerësimit, Haiti, Jemeni dhe Çadi u gjetën të jenë ekonomitë më pak konkurruese. /Telegrafi/