LAJMI I FUNDIT:

SHBA, rritet numri i të vdekurve nga përdorimi i drogës

SHBA, rritet numri i të vdekurve nga përdorimi i drogës

SHBA regjistroi vitin e kaluar mbi 59 mijë të vdekur nga mbidoza e drogës, që paraqet rritje prej 19 për qind krahasuar me vitin 2015, shkruan të martën gazeta “New York Times”.

Sipas gazetës në vitin 2015 kishte 52.404 të vdekur të regjistruar nga droga.

Situata shpjegohet në shumicën e rasteve nga varësia që kanë shumë amerikanë ndaj opiateve, një kategori drogash ku përfshihen barnat analgjezike që jepen me recetë mjekësore dhe heroina, shpesh herë të përziera me substanca të sintetizuara.


Në veçanti janë të prekura ish-zonat industriale që janë goditur nga kriza ekonomike.