LAJMI I FUNDIT:

SHBA prezanton rregulla më të rrepta për kreditimin e taksave për veturat elektrike

SHBA prezanton rregulla më të rrepta për kreditimin e taksave për veturat elektrike

Departamenti i Thesarit i SHBA-së prezantoi rregulla më të rrepta të taksave të veturave elektrike të Premten që do të ulin ose heqin kreditimin e taksave për disa modele me emetim zero, por do t’u japin blerësve edhe dy javë përpara se kërkesat e reja të hyjnë në fuqi.

Rregullat synojnë të largojnë Shtetet e Bashkuara nga varësia ndaj Kinës për zinxhirët e furnizimit të baterive të veturave elektrike dhe janë pjesë e përpjekjes së Presidentit Joe Biden për të bërë 50 për qind të shitjeve të automjeteve të reja në SHBA deri në vitin 2030 EV ose hibride plug-in.


Udhëzimi për burimin e baterive EV i lëshuar të premten shkakton kërkesa të reja për mineralet kritike dhe komponentët e baterisë dhe hyn në fuqi për blerjet e automjeteve duke filluar nga 18 prilli, raporton Reuters, transmeton Telegrafi.

Zyrtarët amerikanë pranuan se disa automjete do të kenë uljen ose eliminimin e kredive. Tesla tha të mërkurën se kredia e veturës Model 3 do të reduktohet si rezultat i udhëzimeve.

Qeveria amerikane deri më 18 prill do të publikojë një listë të rishikuar të modeleve të kualifikuara dhe shumave të kreditimit të taksave.

Akti i Reduktimit të Inflacionit prej 430 miliardë dollarësh (IRA) i nënshkruar nga Biden në gusht eliminoi kufijtë e shitjeve të automjeteve elektrike të prodhuesve, por vendosi kushte të reja për kreditë e EV.

Ato përfshinin një kërkesë të montimit në Amerikën së Veriut nga gushti, kufijtë e pranueshmërisë së çmimeve dhe të ardhurave të blerësit nga 1 janari, dhe tani rregullat e furnizimit të baterive dhe mineraleve kritike, që hyjnë në fuqi më 18 prill. /Telegrafi/