LAJMI I FUNDIT:

SHBA nuk e ndryshon normën e interesit

SHBA nuk e ndryshon normën e interesit

Bordi i Rezervës Federale Amerikane (Fed) deklaroi të mërkurën se norma e interesit të fondeve federale nuk do të ndryshojë dhe do të mbetet 0.25 për qind – 0.5 për qind.

Arsyet për këtë vendim janë rreziku që ndien ekonomia amerikane nga gjendja ekonomike e financiare ndërkombëtare, si edhe rritja e vëmendjes ndaj nivelit të inflacionit.


Fed-i bëri të ditur pas mbledhjes së vet zyrtare të mërkurën se, me gjithë ngadalësimin e rritjes së ekonomisë botërore dhe luhatjeve në tregjet financiare gjatë muajve të fundit, ekonomia amerikane ka ruajtur rritjen e moderuar dhe tregu i punës është përmirësuar.

Megjithatë, investimet dhe eksporti janë ulur, ndërsa niveli i inflacionit është rritur disi, por më i ulët se objektivi i Fed-it prej 2 për qind. /Telegrafi/