SHBA ndalon gjigantin e telekomit China Unicom për shkak të shqetësimeve për spiunazh
China Unicom është bërë gjiganti më i fundit kinez i telekomunikacionit që është ndaluar nga SHBA për shkak të shqetësimeve “të rëndësishme” të sigurisë kombëtare dhe spiunazhit.
Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, Komisioni Federal i Komunikimeve (FCC) tha se kishte votuar unanimisht për revokimin e autorizimit për njësinë amerikane të kompanisë për të operuar në SHBA.
Kështu, firma duhet të ndalojë ofrimin e shërbimeve të telekomit në Amerikë brenda 60 ditëve.
Njoftimi vjen pasi rivalit më të madh China Telecom iu hoq licenca për të operuar në SHBA në tetor.
Kryetarja e FCC-së, Jessica Rosenworcel ka thënë se: “Ka pasur prova në rritje – dhe me të, një shqetësim në rritje – që transportuesit shtetërorë kinezë përbëjnë një kërcënim real për sigurinë e rrjeteve tona të telekomunikacionit”.
E China Unicom i tha BBC-së njësia e saj amerikane “ka një histori të mirë në përputhje me ligjet dhe rregulloret përkatëse të SHBA dhe ofrimin e shërbimeve dhe zgjidhjeve të telekomunikacionit si një partner i besueshëm i klientëve të saj në dy dekadat e fundit”.
“China Unicom (Hong Kong) Limited do të ndjekë nga afër zhvillimin e situatës”, është shtuar më tej.
Firmat kineze të teknologjisë dhe telekomunikacionit janë vënë në shënjestër vitet e fundit nga autoritetet amerikane për shqetësime të sigurisë kombëtare.
Në nëntor, presidenti Joe Biden nënshkroi legjislacionin që ndalon kompanitë që vlerësohen si një kërcënim sigurie nga marrja e licencave të reja të pajisjeve të telekomit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGoogle regjistron fshehurazi gjithçka që thoni - kjo është mënyra se si ta ndaloni
WhatsApp me dizajn të ri: A ju ka ardhur versioni i ri?
Microsoft përgatiti një rival për Google Play Store dhe App Store
Apple pritet ta prezantojë iPhone 17 Slim
Nokia 3210 e re (e vjetër) dhe sigurisht “gjarpri”
"Kjo duket bukur", Seiko sjell tre kronografë të rinj Prospex Solar Speedtimer
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Kurti fton në takim liderët e tri partive opozitare, tregon për çka do të bisedojnë
Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron
Bayern Munich e ka gjetur trajnerin e ri, Flick rikthehet dhe për ndihmës do ta ketë legjendën gjermane
“Podcasti me Afronën është keqkuptuar, ndjenjat e mia i përkasin ‘bebes’” – Befason Blero me reagimin
Largimi i Kylian Mbappe liron 225 milionë euro për PSG-në, një 'pjesë e konsiderueshme' do të investohet te ylli i Serie A
Como është ngjitur në Serie A pas 21 vitesh, Fabregas dhe Henyr kanë arsye për festë