Imazhet duket se tregojnë një anije me flamur iranian që po ndalohet si pjesë e bllokadës amerikane.

Një foto e publikuar në platformën X tregon një shkatërrues amerikan që duket se po ndalon një anije pranë Ngushticës së Hormuzit, si pjesë e bllokadës së vendosur nga presidenti amerikan, Donald Trump.


Komanda Qendrore e SHBA-së e shpërndau foton duke thënë se anija kishte flamurin iranian, shkruan skynews.

Bllokada amerikane ndaj porteve iraniane erdhi pasi Irani në mënyrë efektive mbylli Ngushticën e Hormuzit, një rrugë kyçe detare përmes së cilës kalon rreth 20 për qind e naftës botërore.

Irani ka ndaluar pothuajse të gjitha anijet, përveç atyre të tij, që nga fillimi i luftës tetë javë më parë.

Teherani ka deklaruar se nuk do ta rihapë këtë rrugë ujore derisa SHBA të heqë bllokadën e saj. /Telegrafi/