LAJMI I FUNDIT:

SHBA miraton shitjen e armëve Tajvanit, lëvizja ka të ngjarë të rrisë tensionet me Kinën

SHBA miraton shitjen e armëve Tajvanit, lëvizja ka të ngjarë të rrisë tensionet me Kinën

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë miratuar shitjet e armëve në Tajvan me vlerë rreth 1.8 miliard dollarë, në një lëvizje që ka të ngjarë të rrisë tensionet me Kinën.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Pentagoni tha se marrëveshja përbëhej nga tre sisteme armësh, duke përfshirë raketahedhës, sensorë dhe artileri.


Tajvani, i cili e konsideron veten një shtet, shihet si një provincë nga Kina.

Tensionet janë rritur në vitet e fundit dhe Pekini nuk ka përjashtuar përdorimin e forcës për të marrë ishullin përsëri.

Javën e kaluar, këshilltari i sigurimit kombëtar të SHBA-së, Robert O’Brien tha se ndërsa ai nuk besonte se Kina ishte gati të pushtonte Tajvanin, ishulli kishte nevojë të “fortifikonte veten” për të ardhmen.

Ministria e mbrojtjes e Tajvanit tha se armët do ta ndihmonin atë “të ndërtonte aftësi të besueshme luftarake”.

Ishulli gjithashtu ka kërkuar mbështetje nga administrata aktuale, e cila, ndryshe nga paraardhësit e saj, duket e gatshme të sfidojë ekuilibrin delikat që Uashingtoni ka mbajtur për dekada me Kinën dhe Tajvanin, thotë korrespondenti i BBC. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Reagimi me një fjalë i ministrit izraelit – detaje dhe pamje, minutë pas minute, rreth ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit

Reagimi me një fjalë i ministrit izraelit – detaje dhe pamje, minutë pas minute, rreth ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit

Botë
Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit

Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit

Azia

"Iranianët janë shumë të frikësuar"

Botë
Ai e shëtiste me veturën e shtrenjtë një të pastrehë meksikan - nuk e kishte ëndërruar që videot e tij do të ishin shkaktar i një bashkimi familjar

Ai e shëtiste me veturën e shtrenjtë një të pastrehë meksikan - nuk e kishte ëndërruar që videot e tij do të ishin shkaktar i një bashkimi familjar

Amerika Latine
Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Evropa
Sulmi izraelit, iranianët pretendojnë se “shpërthimet ishin si fishekzjarre

Sulmi izraelit, iranianët pretendojnë se “shpërthimet ishin si fishekzjarre"

Botë
Kalo në kategori