LAJMI I FUNDIT:

SHBA kryen sulme ajrore në Irak dhe Siri

SHBA kryen sulme ajrore në Irak dhe Siri

Ushtria amerikane kreu sulme ajrore kundër milicive të mbështetura nga Irani në zonën kufitare Irak-Siri. Sulmet u kryen në përgjigje të disa sulmeve me dron kundër personelit dhe objekteve amerikane në Irak.

Pentagoni tha përmes një deklarate se presidenti Joe Biden urdhëroi sulme ajrore “mbrojtëse” në objektet operacionale dhe të magazinimit të armëve, që përdoren nga milicitë, në dy lokacione në Siri dhe në një në Irak.


Sipas deklaratës, disa milici të mbështetura nga Irani, përfshirë Kata’ib Hezballah dhe Kata’ib Sayyid al-Shuhada, i kanë përdorur objektet.

“Presidenti Biden ka qenë i qartë kur ka thënë se do të veprojë për të mbrojtur personelin amerikan”.

“Marrë parasysh serinë e vazhdueshme të sulmeve nga grupet e mbështetura nga Irani, që kanë në shënjestër interesat e SHBA-së në Irak, presidenti urdhëroi veprime të mëtejshme ushtarake për t’i ndërprerë dhe parandaluar sulmet e tilla”, tha Pentagoni.

Ai nuk bëri të ditur nëse dikush u vra ose u plagos në sulme. Por, sipas agjencisë së lajmeve AFP, Vëzhguesi Sirian i të Drejtave të Njeriut – një grup monitorues me seli në Mbretërinë e Bashkuar – tha se pesë luftëtarë të milicive u vranë dhe disa të tjerë u plagosën në Siri.

Sulmet ajrore u kryen pasi zyrtarët kurdë irakianë thanë më 26 qershor se katër dronë, të ngarkuar me eksplozivë, goditën lokacione jashtë kryeqytetit të rajonit gjysmë-autonom, Arbil. Për viktima nuk u raportua.

Në të njëjtën ditë, Hashed al-Shaabi – një aleancë paraushtarake që kundërshton praninë e SHBA-së në Irak – mbajti një paradë ushtarake pranë Bagdadit, ku morën pjesë zyrtarë të lartë irakianë, përfshirë kryeministrin Mustafa al-Kadhimi.

Grupi është një organizatë ombrellë e milicive kryesisht shiite, të mbështetura nga Irani, por që është lejuar nga shteti irakian dhe që është formuar në vitin 2014, fillimisht për të luftuar grupin ekstremist Shteti Islamik.

Sulmet ajrore amerikane ishin të dytat në rajon, të urdhëruara nga presidenti Biden.

SHBA kreu sulme kundër objekteve të përdorura nga grupet e njëjta edhe në muajin shkurt. Ato ishin përgjigje ndaj disa sulmeve me raketa, që vranë një kontraktor civil dhe plagosën një shërbyes amerikan dhe trupa të tjera të koalicionit.

Shtetet e Bashkuara fajësojnë milicitë e mbështetura nga Irani për sulme të vazhdueshme me raketa në Ambasadën amerikane në Bagdad dhe në bazat irakiane, që strehojnë rreth 2,500 trupa amerikane – pjesë e një misioni ndërkombëtar kundër Shtetit Islamik.

Në prill, një dron i ngarkuar me eksploziv goditi selinë e koalicionit në Irak – në seksionin ushtarak të aeroportit të Arbilit.

Gjenerali Kenneth Mckenzie, komandant i lartë i forcave amerikane në Lindjen e Mesme, i ka identifikuar dronët e vegjël si “shqetësim i madh” në rajon, pasi ata mund të shmangin më lehtë mbrojtjen ajrore.

Nën ish-presidentin amerikan, Donald Trump, tensionet midis Uashingtonit dhe Teheranit u përshkallëzuan shumë në janar të vitit 2020, pasi një sulm me dron i SHBA-së në Bagdad vrau gjeneralin e lartë iranian, Qasem Soleimani, dhe disa të tjerë.

Vrasjet çuan në thirrjet e milicive irakiane dhe partive politike aleate për dëbimin e forcave amerikane nga Iraku./rel/

Në trend Botë

Më shumë
Xhamajka bëhet vendi i 142-të që njeh shtetin e Palestinës

Xhamajka bëhet vendi i 142-të që njeh shtetin e Palestinës

Amerika Latine
Pas miratimit të paketës 61 miliardë dollarëshe nga Senati amerikan, reagon Zelensky: SHBA është fener i demokracisë

Pas miratimit të paketës 61 miliardë dollarëshe nga Senati amerikan, reagon Zelensky: SHBA është fener i demokracisë

Evropa
Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia

Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia

Evropa
Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn

Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn

Evropa
Jugkoreani dënohet me 14 muaj burgim për vrasjen e 76 maceve, urrejtja ndaj kafshës i lindi kur ato ia gërvishtën veturën

Jugkoreani dënohet me 14 muaj burgim për vrasjen e 76 maceve, urrejtja ndaj kafshës i lindi kur ato ia gërvishtën veturën

Azia
Arrestohet zëvendësministri rus i Mbrojtjes, dyshohet për mitmarrje

Arrestohet zëvendësministri rus i Mbrojtjes, dyshohet për mitmarrje

Evropa
Kalo në kategori