LAJMI I FUNDIT:

SHBA-ja do të njoftojë një tjetër paketë ushtarake për Ukrainën

SHBA-ja do të njoftojë një tjetër paketë ushtarake për Ukrainën

SHBA-ja pritet të shpallë një ndihmë ushtarake shtesë prej 275 milionë dollarësh për Ukrainën, ndërsa Kievi përpiqet të pengojë përparimet e trupave ruse në Kharkiv.

Kjo do të jetë hera e katërt që SHBA-ja e ndihmon ushtarakisht Ukrainën që kur Kongresi miratoi projekt-ligjin për ndihmën e huaj.

Sipas dy zyrtarëve amerikanë të cilët folën në kushte anonimiteti, paketa përfshin sisteme raketash artilerie HIMARS, municione si dhe fishekë 155 mm dhe 105 mm, shkruan yahoonews, përcjell Telegrafi.


Artikujt shtesë në paketë përfshijnë sistemet antitank Javelin dhe AT-4, armë të vogla dhe municione për armë.

SHBA po përgatit një paketë të re ndihme ushtarake prej 6 miliardë dollarësh për Ukrainën
Lexo po ashtu SHBA po përgatit një paketë të re ndihme ushtarake prej 6 miliardë dollarësh për Ukrainën

Bëhet e ditur se ndihma pason nga mbledhja me rreth 50 liderë të mbrojtjes nga Evropa të cilët takohen rregullisht për të koordinuar më shumë ndihma ushtarake për Ukrainën.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, tha se Ukraina po përballet me sfida shkaku i sulmeve në Kharkiv, andaj ai u zotua të mbajë armët në lëvizje.

Ndryshe, që kur presidenti amerikan, Joe Biden, nënshkroi paketën e huaj prej 95 miliardë dollarësh, SHBA-ja ka njoftuar edhe për miliarda të tjera ndihmë për ukrainasit nga rezervat e Pentagonit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"Unë jam gjallë, nuk është ende vonë", gjermani i dënuar me vdekje në Bjellorusi kërkon ndihmë përmes televizionit shtetëror

Botë
Sondazhi i New York Times - kush po udhëheq, Harris apo Trump

Sondazhi i New York Times - kush po udhëheq, Harris apo Trump

Amerika
Polonia miraton ligjin që ua mundëson autoriteteve përdorimin e armëve kundër emigrantëve në kufi me Bjellorusinë

Polonia miraton ligjin që ua mundëson autoriteteve përdorimin e armëve kundër emigrantëve në kufi me Bjellorusinë

Botë
Protestuesit në SHBA djegin flamujt amerikanë gjatë fjalimit të Netanyahut në Kongres, Trump kërkon dënime të ashpra për ata që e përdhosin flamurin

Protestuesit në SHBA djegin flamujt amerikanë gjatë fjalimit të Netanyahut në Kongres, Trump kërkon dënime të ashpra për ata që e përdhosin flamurin

Amerika
Mediat serbe publikojnë detaje të reja rreth vrasjes së Faton Hajrizit në Serbi

Mediat serbe publikojnë detaje të reja rreth vrasjes së Faton Hajrizit në Serbi

Serbia
A është e përgatitur Evropa për një presidencë të dytë Trump?

A është e përgatitur Evropa për një presidencë të dytë Trump?

Botë
Kalo në kategori