LAJMI I FUNDIT:

SHBA-ja i reagon Macronit: Nuk do të dërgojmë ushtarë për të luftuar në Ukrainë

SHBA-ja i reagon Macronit: Nuk do të dërgojmë ushtarë për të luftuar në Ukrainë

Gjatë gjithë ditës, kemi dëgjuar zyrtarë nga e gjithë bota të reagojnë ndaj sugjerimit të Francës se nuk duhet të përjashtohet opsioni për të dërguar trupa në Ukrainë.

Tani, Shtëpia e Bardhë ka komentuar deklaratën e presidentit francez, Emmanuel Macron duke thënë se SHBA-ja nuk do të dërgojë trupa për të luftuar kundër rusëve, raporton skynews.

Reagimet e NATO-s, Gjermanisë, Britanisë,... - pas deklaratës së Macron për “mundësinë e vendosjes së trupave në Ukrainë”
Lexo po ashtu Reagimet e NATO-s, Gjermanisë, Britanisë,... - pas deklaratës së Macron për “mundësinë e vendosjes së trupave në Ukrainë”

“Presidenti Joe Biden ka qenë i qartë se SHBA nuk do të dërgojë trupa për të luftuar në Ukrainë”, tha zëdhënësja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, Adrienne Watson.


Komentet erdhën pasi presidenti amerikan u takua me zyrtarë e shtetit për të diskutuar çështjet e financimit, duke përfshirë ndihmën për Kievin.

E thotë Macron: Mund të ketë dërgim të trupave perëndimore në Ukrainë
Lexo po ashtu E thotë Macron: Mund të ketë dërgim të trupave perëndimore në Ukrainë

Një mori vendesh të tjera, duke përfshirë Britaninë e Madhe, Italinë, Gjermaninë dhe Poloninë, kanë thënë gjithashtu se nuk e kanë në plan të dërgojnë trupa tokësore në shtetin ukrainas.

Ky i fundit ka mbi dy vite që po lufton kundër rusëve, të cilët nisën pushtimin e pajustifikuar gjatë vitit 2022. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"Unë jam gjallë, nuk është ende vonë", gjermani i dënuar me vdekje në Bjellorusi kërkon ndihmë përmes televizionit shtetëror

Botë
Sondazhi i New York Times - kush po udhëheq, Harris apo Trump

Sondazhi i New York Times - kush po udhëheq, Harris apo Trump

Amerika
Polonia miraton ligjin që ua mundëson autoriteteve përdorimin e armëve kundër emigrantëve në kufi me Bjellorusinë

Polonia miraton ligjin që ua mundëson autoriteteve përdorimin e armëve kundër emigrantëve në kufi me Bjellorusinë

Botë
Protestuesit në SHBA djegin flamujt amerikanë gjatë fjalimit të Netanyahut në Kongres, Trump kërkon dënime të ashpra për ata që e përdhosin flamurin

Protestuesit në SHBA djegin flamujt amerikanë gjatë fjalimit të Netanyahut në Kongres, Trump kërkon dënime të ashpra për ata që e përdhosin flamurin

Amerika
Mediat serbe publikojnë detaje të reja rreth vrasjes së Faton Hajrizit në Serbi

Mediat serbe publikojnë detaje të reja rreth vrasjes së Faton Hajrizit në Serbi

Serbia
A është e përgatitur Evropa për një presidencë të dytë Trump?

A është e përgatitur Evropa për një presidencë të dytë Trump?

Botë
Kalo në kategori