SHBA-ja lëshoi një raketë me dron në Kabul, shënjestër ishte një sulmues vetëvrasës


SHBA-ja sot kreu një sulm ushtarak ndaj anëtarëve të dyshuar të degës afgane të grupit të Shtetit Islamik, IS-K.
Zyrtarët amerikanë tani kanë thënë se operacioni, i cili përfshinte një raketë të lëshuar nga një dron, kishte në shënjestër një sulmues vetëvrasës në një automjet që synonte të kryente një sulm në aeroportin e Kabulit.
"Ne jemi të bindur se kemi arritur objektivin që synonim", tha një zyrtar ushtarak për rrjetin partner BBC të SHBA-së, CBS.
https://twitter.com/disclosetv/status/1431966031820562434
"Raportet fillestare tregojnë se nuk kishte viktima civile", tha zyrtari, duke shtuar se "Shpërthimet dytësore nga automjeti treguan praninë e një sasie të konsiderueshme të materialit shpërthyes".
Një zëdhënës i talebanëve tha gjithashtu se sulmi ajror amerikan kishte shënjestruar një bombardues të dyshuar që udhëtonte me një veturë, sipas Associated Press.






































