LAJMI I FUNDIT:

SHBA-ja e bindur që Suedia dhe Finlanda së shpejti të bëhen anëtarë të NATO-s

SHBA-ja e bindur që Suedia dhe Finlanda së shpejti të bëhen anëtarë të NATO-s

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken tha se Uashingtoni së shpejti do të jetë në gjendje t’i quajë Finlandën dhe Suedinë “aleatë të NATO-s”, pasi të dy vendet trajtojnë shqetësimet e sigurisë së Turqisë në lidhje me anëtarësimin e tyre në bllok.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Blinken, duke folur në një konferencë shtypi pas takimeve në Departamentin e Shtetit me homologët e tij suedez dhe finlandez, tha se të dy kombet tashmë po integrohen në punën e aleancës.


Turqia ka ngritur “shqetësime të rëndësishme sigurie” në lidhje me ofertat e Finlandës dhe Suedisë për anëtarësim në NATO, tha Blinken.

Diplomati i lartë amerikan tha se ai është “i sigurt” se përpjekja për të fituar mbështetjen e Turqisë dhe Hungarisë “po ecën përpara në një proces që është i përshtatshëm dhe se së shpejti do t’i mirëpresim ata si anëtarë”.

“Turqia ka ngritur shqetësime të rëndësishme sigurie në këtë proces dhe procesi po përdoret në mënyrë efektive dhe produktive për të adresuar këto shqetësime”, citohet të ketë thënë Blinken teksa priste homologët e tij finlandezë dhe suedez në Departamentin e Shtetit.

Finlanda dhe Suedia aplikuan zyrtarisht për t’u bashkuar me NATO-n në maj, duke braktisur dekada të mos-angazhimit ushtarak, një vendim i nxitur nga lufta e Rusisë kundër Ukrainës.

Por Turqia – një anëtare e NATO-s për më shumë se 70 vjet – shprehu kundërshtime, duke akuzuar të dy vendet për tolerim dhe madje mbështetje të grupeve terroriste.

Turqia dhe dy vendet nordike nënshkruan një memorandum në një samit të NATO-s në qershor për të adresuar shqetësimet legjitime të sigurisë së Ankarasë, duke hapur rrugën për anëtarësimin e tyre përfundimtar në aleancë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Botë
SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

Botë
Presidenti kinez shkon në Beograd te aleati i tij Vuçiq në 25-vjetorin e bombardimit të ambasadës kineze nga NATO

Presidenti kinez shkon në Beograd te aleati i tij Vuçiq në 25-vjetorin e bombardimit të ambasadës kineze nga NATO

Botë
SHBA do të dërgojë ndihma të reja menjëherë në Ukrainë, thotë Biden – madje që në orët e ardhshme

SHBA do të dërgojë ndihma të reja menjëherë në Ukrainë, thotë Biden – madje që në orët e ardhshme

Botë
Rusia kërkon të prishë Samitin e Paqes, thotë Zelensky

Rusia kërkon të prishë Samitin e Paqes, thotë Zelensky

Botë
Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn

Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn

Evropa
Kalo në kategori