LAJMI I FUNDIT:

SHBA ‘hoqi dorë nga një shans për të vrarë Soleimanin në vitin 2007′, sepse gjenerali i lartë iranian vlerësohej ‘i paprekshëm’

SHBA ‘hoqi dorë nga një shans për të vrarë Soleimanin në vitin 2007′, sepse gjenerali i lartë iranian vlerësohej ‘i paprekshëm’

Forcat amerikane patën një shans për të vrarë Qassem Soleimanin qysh në vitin 2007 kur një dron e vërejti atë duke u pritur si një hero në rrugët e Irakut – por ata nuk e sulmuan sepse gjenerali i lartë iranian vlerësohej ‘i paprekshëm’.

Ushtarët amerikanë po përdornin drone të armatosura me raketa për të monitoruar rrugët e qytetit Sadr në Bagdad në fund të vitit 2007 kur ata vunë re turma të mëdha që dilnin në rrugë për të mirëpritur një “VIP”, transmeton Telegrafi.

“Ishte sikur dikush po e mirëpriste Obamën në rrugët e qytetit Sadr. Ishte elektrizuese”, tha një ish-oficer i inteligjencës amerikane për Yahoo News.

U desh ca kohë që të identifikohej saktë Soleimani, pasi që turma po mblidhej për të pare atë ishte e shumtë.

Forcat amerikane duhej të merrnin komunikime në kohë reale për të mësuar identitetin e burrit që ata e kuptuan se ishte drejtuesi i Forcës Quds të Trupave të Gardës Revolucionare Islamike.

Oficeri tha se kishte diskutime mes tyre nëse duhet të bënin diçka, por në fund të fundit ata e dinin se Soleimani ishte ‘i paprekshëm’.

Forcat amerikane që e vunë re, duhej të vëzhgonin ndërsa Soleimani përfundimisht u largua nga turma dhe u zhduk në një ndërtesë.

Administrata e Presidentit George W. Bush kishte këshilluar që përshkallëzimi i një lufte me Iranin nuk ia vlen, tha oficeri.

CIA gjithashtu nuk kishte të drejtë “t’i merrte gjërat në duar” nga administrata e Bushit.

Zyrtarët thanë që Soleimani dhe togerët e tij gradualisht morën vesh që ishin të sigurt në Irak nga çdo sulm i SHBA-së dhe do të lëviznin lirshëm.

Direktiva e SHBA-së për të mos prekur Soleimanin në një përpjekje për të shmangur një konflikt me Iranin u shtri gjatë dekadës së ardhshme dhe u mbështet nga Bush dhe Barack Obama. /Telegrafi/ 

Në trend Botë

Më shumë
Zelensky rendit “synimet e Rusisë, pas Ukrainës”, përmend edhe Gjermaninë

Zelensky rendit “synimet e Rusisë, pas Ukrainës”, përmend edhe Gjermaninë

Botë
Si “doli” lufta jashtë kufijve të Ukrainës?

Si “doli” lufta jashtë kufijve të Ukrainës?

Botë
Lufta, një kërcënim real dhe Evropa nuk është gati - paralajmëron Tusk i Polonisë

Lufta, një kërcënim real dhe Evropa nuk është gati - paralajmëron Tusk i Polonisë

Evropa
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Botë
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Evropa
Arrestohet gazetarja ruse që filmoi videon e fundit të Alexei Navalnyt të gjallë

Arrestohet gazetarja ruse që filmoi videon e fundit të Alexei Navalnyt të gjallë

Evropa
Kalo në kategori