LAJMI I FUNDIT:

SHBA hedh poshtë çdo ultimatum koreano-verior

SHBA hedh poshtë çdo ultimatum koreano-verior

I dërguari i SHBA-së për Korenë e Veriut i cilësoi sot kërkesat e Phenianit si armiqësore dhe të padëshirueshme në afrim të përfundimit të një ultimatumi koreano-verior, por duke i lënë mundësitë të hapura për negociata të reja.

Negociatat kanë ngecur që prej dështimit të samitit të Hanoit në muajin shkurt.


SHBA-ja kërkon që Koreja e Veriut të heqë dorë nga arsenali i saj bërthamor, ndërkohë që kjo e fundi kërkon një heqje të shpejtë të paktën të një pjese të sanksioneve ndërkombëtare që kanë goditur ekonominë e saj.

“Këto javët e fundit, Pheniani ka bërë një sërë deklaratash të ashpra dhe ne i kemi dëgjuar”, deklaroi për shtypin në Seul, Stephen Biegun.

“Është për të ardhur keq që këto deklarata ndaj SHBA-së, Koresë së Jugut, Japonisë dhe miqve tanë në Evropë kanë qenë kaq armiqësore, kaq negative dhe kaq të padëshirueshme”, deklaroi ai.

“SHBA-ja nuk ka nevojë për ultimatum, ne kemi një objektiv”, shtoi i dërguari amerikan, ndërkohë që Pheniani i ka kërkuar Uashingtonit t’i përgjigjet kërkesave të tij deri në fund të vitit. /kp/Telegrafi/