LAJMI I FUNDIT:

SHBA: Është koha e duhur që Izraeli të zvogëlojë intensitetin e ofensivës ushtarake në Gazë

SHBA: Është koha e duhur që Izraeli të zvogëlojë intensitetin e ofensivës ushtarake në Gazë

SHBA-ja ka thënë se “është koha e duhur” që Izraeli të zvogëlojë intensitetin e ofensivës së tij ushtarake në Gazë, koment ky i cili thuhet se shfaqi dallimet në rritje midis aleatëve amerikan dhe izraelitë.

Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, John Kirby, tha se SHBA-ja ka diskutuar me Izraelin “për një kalim në operacione me intensitet më të ulët”.


“Ne besojmë se është koha e duhur për atë tranzicion. Dhe ne po flasim me izraelitët për ta bërë këtë”, tha Kirby.

Këto komente erdhën një ditë pasi kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka deklaruar se lufta kundër Hamasit do të vazhdojë deri në “fitore totale”.

“Ne do të vazhdojmë luftën derisa të arrijmë të gjitha qëllimet tona, si eliminimin e Hamasit, kthimin e pengjeve, dhe sigurimin që Gaza nuk do të përbëjë më kurrë rrezik për Izraelin”, është shprehur Netanyahu.

Lufta izraelito-palestineze ka rritur tensionet në të gjithë rajonin, pasi Izraeli shkëmben sulme pothuajse çdo ditë me grupin militant Hezbollah të Libanit.

Përveç kësaj, së fundmi edhe rebelët Houthi të Jemenit kanë shënjestruar transportin ndërkombëtar detar, dhe kanë qenë cak i sulmeve ajrore nga SHBA-ja dhe Britania e Madhe.

Udhëheqësi i Hezbollahut, Hassan Nasrallah, tha se grupi i tij nuk do të ndalet derisa të vendoset një armëpushim në Gazë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?

NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?

Botë
Cili është objektivi i radhës i Rusisë?

Cili është objektivi i radhës i Rusisë?

Evropa
Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Botë
Këta janë aeroplanët 'Rafale' që do të mbrojnë qiellin në Kroaci - të cilët i do edhe Serbia

Këta janë aeroplanët 'Rafale' që do të mbrojnë qiellin në Kroaci - të cilët i do edhe Serbia

Botë
Qëllimi i Putinit nuk është Ukraina, por Evropa - paralajmëron ministri gjerman

Qëllimi i Putinit nuk është Ukraina, por Evropa - paralajmëron ministri gjerman

Botë
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Botë
Kalo në kategori