LAJMI I FUNDIT:

SHBA dhe BE thirrje partive në Shqipëri të zbatojnë rekomandimet e fundit të ODIHR-it për zgjedhjet

SHBA dhe BE thirrje partive në Shqipëri të zbatojnë rekomandimet e fundit të ODIHR-it për zgjedhjet

Në Shqipëri, ambasada e Shteteve të Bashkuara dhe delegacioni i Bashkimit europian i bënë thirrje të martën partive politike dhe institucioneve të përfshira në proceset zgjedhore, që të zbatojnë rekomandimet e raportit përfundimtar të Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve të OSBE/ODIHR-it për zgjedhjet vendore të 14 majit, të publikuar pak ditë më parë.

Në vlerësimin e përgjithshëm për zgjedhjet, raporti i referohej deklaratës së bërë nga misioni të nesërmen e ditës së votës, ku theksohej se zgjedhjet “në përgjithësi ishin të administruara mirë, konkurruese dhe të mbajtura me pjesëmarrjen e forcave kryesore politike, por procesi u karakterizua nga polarizimi i vazhdueshëm midis partive kryesore politike. partive dhe ndarjes së thellë brenda opozitës. Rastet e keqpërdorimit të burimeve shtetërore në nivel qendror dhe lokal, pretendimet për presion mbi punonjësit e sektorit publik dhe votuesit, dhe pretendimet për blerje votash ishin shqetësuese”duhet të lexohen në lidhje me rekomandimet e mëparshme të ODIHR-it, të cilat mbeten për t’u adresuar”.


Në ato që konsiderohen si rekomandime parësore, ODIHR sugjeron se “organet ligjzbatuese duhet të bëjnë të gjitha përpjekjet për të identifikuar dhe hetuar në mënyrë të pavarur të gjitha pretendimet për shkelje zgjedhore, përfshirë blerjen e votës, presionin ndaj votuesve dhe keqpërdorimin e burimeve administrative, në mënyrë të plotë, në kohë dhe transparente”. Po ashtu kërkohet që “autoritetet të bëjnë përpjekje të sinqerta për të rritur ndërgjegjësimin për fenomenin e kahershëm të blerjes së votës dhe rreziqet që ajo paraqet për integritetin e zgjedhjeve.

Rekomandimet e tjera prekin çështjen e fshehtësisë së votës, keqpërdorimin e burimeve administrative, çështjet që lidhen me mediat si dhe ato që lidhen me stabilitetin e administratës zgjedhore. Sipas ODIHR-it “për të siguruar një kuadër zgjedhor gjithëpërfshirës dhe të qëndrueshëm, të gjitha entitetet vendimmarrëse, duke përfshirë parlamentin, partitë e tij politike dhe palët e tjera të interesuara zgjedhore, duhet të angazhohen për një reformë kuptimplote zgjedhore dhe të adresojnë të gjitha rekomandimet e ODIHR”.

Në deklaratën e Delegacionit europian për raportin përfundimtar të vëzhguesve ndërkombëtar, vihet theksi te fakti që ndonëse “zgjedhjet ishin të mirëadministruara dhe konkurruese”, ato “u shenjuan nga akuza për keqpërdorim e burimeve shtetërore dhe blerje votash”. Deklarata “nxit të gjithë aktorët që të punojnë në mënyrë gjithëpërfshirëse për të zbatuar rekomandimet e reja të Raportit dhe ato që janë ende pezull nga rekomandimet e mëparshme pa humbur kohë”.

Ndërsa deklarata e ambasadës amerikane vë në dukje rekomandimet kryesore të ODIHR-it “të cilat përfshijnë keqpërdorimin e burimeve shtetërore në nivel qendror dhe vendor, akuzat për blerje votash nga të gjitha palët, marrjen e masave për të siguruar fshehtësinë e votimit dhe parandalimin e frikësimit të votuesve, si dhe presionin mbi punonjësit e sektorit publik dhe votuesit. Raporti theksoi gjithashtu nevojën për të siguruar zbatimin e ligjit për të drejtën e informimit në mënyrën e duhur, dekriminalizimin e shpifjes, si dhe mbështjetjen e gazetarisë së pavarur”. Ambasada e Shteteve të Bashkuara “nxit qeverinë, partitë politike dhe institucionet shtetërore të zbatojnë rekomandimet e ODIHR-it”, duke theksuar se “Shtetet e Bashkuara mbështesin angazhimin për të trajtuar të gjitha rekomandimet e ODIHR-it, në mënyrë që të sigurohet një kuadër zgjedhor gjithëpërfshirës dhe konseguent si dhe kërkesat e popullit shqiptar për një demokraci të fortë”.

Në zgjedhjet vendore të 14 majit, socialistët arritën fitoren më të thellë të rregjistruar ndonjëherë nga një forcë politike, duke marrë 53 nga 61 bashkitë e vendit, përballë një opozite të përçarë. Koalicioni “Bashkë fitojmë”, i ish kryeministrit Sali Berisha dhe partisë së Lirisë së ish presidentit Ilir Meta, fitoi vetëm në 7 bashki të vogla, ndërsa në Finiq, fituese u shpall MEGA, Minoriteti Etnik Grek për të Ardhmen, e mbështetur nga socialistët. Opozita, ka folur për një deformim të thellë të procesit zgjedhor, duke vënë nën akuzë shumicën në pushtet dhe kryeministrin Edi Rama. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dita botërore e lirisë së shtypit, raporti i “Reporterëve pa Kufij” - Kosova shënon rënie për 19 vende

Dita botërore e lirisë së shtypit, raporti i “Reporterëve pa Kufij” - Kosova shënon rënie për 19 vende

Lajme
Gjilan, një person refuzon të ndalet para policisë - polici përmes xhamit ia merr çelësat dhe fikë veturën e tij

Gjilan, një person refuzon të ndalet para policisë - polici përmes xhamit ia merr çelësat dhe fikë veturën e tij

Kronika e Zezë
“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve

“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve

Lajme
Ferizaj, një grua raporton se vajza e saj është marrë nga një person i panjohur - dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me të

Ferizaj, një grua raporton se vajza e saj është marrë nga një person i panjohur - dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me të

Kronika e Zezë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE-së, Kosova dhe Zvicra mbajnë takimin konsultativ

Anëtarësimi i Kosovës në KiE-së, Kosova dhe Zvicra mbajnë takimin konsultativ

Lajme
Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet, shumë shpejt projekti do të tenderohet

Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet, shumë shpejt projekti do të tenderohet

Lajme
Kalo në kategori